KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita kërkon ndryshim të sistemit elektoral, mazhoranca: Vetëm nëse ulet numri i deputetëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Opozita kërkon ndryshim të sistemit elektoral, mazhoranca: Vetëm nëse ulet numri i deputetëve
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Opozita kërkon ndryshim të sistemit elektoral, mazhoranca: Vetëm nëse ulet numri i deputetëve

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 8:38 am
220 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Dakordësia për financimin e partive politike shtoi oreksin e demokratëve për një kompromis akoma më të gjerë, që prek Kushtetutën. Oerd Bylykbashi hodhi në tryezën e reformës zgjedhore kërkesën për ndryshimin e sistemit elektoral dhe rikthim të koalicioneve parazgjedhore.

“Është sistem toksik për partitë politike, pluralizmin në parlament dhe demokracinë. Të gjitha gjërat që janë bërë janë arnime, është një sistem i poshtër që duhet hequr, sistem koalicioni që i lidh duart partive për të mos dalë në fletën e votimit, vetëm e vetëm që Edi Rama të rrijë në pushtet”, tha Oerd Bylykbashi.

Socialistët janë të gatshëm për marrëveshje politike, por me një kusht: Kushtetuta të preket jo vetëm për sistemin, por edhe për uljen e numrit të deputetëve.

“Ne s’kemi mandat si komision të ndryshojmë Kushtetutën, këtë mund ta bëjmë vetëm nëse do të ketë dakordësi politike. Jam dakord që këto çështje t’i përmbledhim dhe t’i diskutojmë qoftë në këtë komision, qoftë dhe në komision të karakterit të reformës kushtetuese”, tha Damian.

Demokratët për momentin i mbyllën derën një pakti të madh. Socialistët i sugjeruan negociata politike.

“Unë e shtrova çështjen parimore, jo populizmi. Reduktimi i numrit të mandateve, siç propozohet, zhduk partitë e vogla dhe dua ta sqaroj, nuk është çështja për histori komisionesh me mandat kushtetues”, tha Oerd Bylykbashi.

“Le të vijojmë agjendën dhe të vijojmë të negociojmë për gjëra politike, se nuk është çështje me ‘oh, hajde gjejmë kompromis’ tek interesi juaj politik dhe i yni”, tha Damian.

Sinjali i parë për prekjen e Kushtetutës u dha, por qëndrimet e palëve janë ende shumë larg.

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dëborë në prill/ Zbardhet qarku i Korçës
Artikulli tjetër Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 milion euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.