KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin, në “mbrojtje” të Vuçiçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin, në “mbrojtje” të Vuçiçit
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin, në “mbrojtje” të Vuçiçit

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 9:25 am
189 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra.

Që synimi për të “mbrojtur” presidentin të jetë i suksesshëm, thuhet se nuk mund të përjashtohen as incidentet.

Organizatat dhe politikanët opozitarë serbë pretendojnë se pas këtij organizimi, qëndron Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe të vetë presidentit serb, Vuçiç.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Qytetarë të komunitetit serb, që thonë se kanë njohuri për këto plane, nuk duan të flasin publikisht.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Listën Serbe dhe Presidencën e Serbisë për t’i pyetur nëse është e vërtetë që kjo parti qëndron pas organizimit të shkuarjes së serbëve nga Kosova në Beograd, për të “mbrojtur” Vuçiçin, cili është qëllimi i një organizimi të tillë dhe nga kush duhet të mbrohet Vuçiç. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Pretendimet për organizimin e tillë vijnë në mes të protestave të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në të gjithë Serbinë, të cilët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 persona.

Vuçiç i përshkruan këto protesta si “revolucion me ngjyra” që synon “përmbysjen me dhunë të shtetit”.

Përndryshe, “revolucione me ngjyra” quhen protestat që përmbysën regjimet autoritare në vendet ish-sovjetike.

Tubimi i fundit i madh i organizuar nga studentët u mbajt më 1 mars në Nish – qytet në Serbinë jugore – ndërsa i radhës u paralajmërua për datën 15 mars në Beograd.

Vuçiç, edhe nga ana e tij, paralajmëroi një tubim të madh në Beograd, për të cilin tha se “do t’ju ftojmë së shpejti”.

“Do t’i ftojmë të gjithë në Beograd, në të gjithë Serbinë, për të treguar se Serbia nuk është një grusht tërshërë që do ta gëlltisin lehtë”, tha ai më 2 mars.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha më vonë se më 15 mars nuk do të ketë ndonjë kundërtubim.

Deri më tash, serbë nga Kosova, të organizuar nga Lista Serbe, kanë marrë pjesë rregullisht në tubime në mbështetje të Vuçiqit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

Sa janë të besueshme pretendimet për shkuarjen e serbëve në Beograd?

Organizatat Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova “Atdheu” (Otadžbina), Forumi Kombëtar Serb dhe Këshilli Kombëtar Serb njoftuan përmes një deklarate të përbashkët në fund të shkurtit se Lista Serbe është duke përgatitur shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiçin.

Këto organizata pohuan se kanë “informata bindëse” se rreth 500 serbë nga Kosova planifikojnë të ngrenë tenda para Presidencës në Beograd dhe të pengojnë protestën e paralajmëruar për 15 mars.

“Për performancën e tyre, mbështetësit e Vuçiqit do të kenë një mëditje të mirë dhe ushqim e pije të siguruara. Shkuarja e tyre në Beograd është planifikuar për datën 12 mars, ndërsa ‘mbrojtja’ do të zgjaste së paku 25 ditë – aq kohë sa Aleksandar Vuçiç vlerëson se i duhen për ta mbrojtur”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave.

Nenad Radosavleviç nga Forumi Kombëtar Serb thotë për Radion Evropa e Lirë se informacionet për shkuarjen e serbëve në Beograd, janë marrë nga qytetarët në terren.

“Disa njerëz janë mjaftueshëm të guximshëm që informacionet që marrin, t’ua përcjellin njerëzve që janë në anën e duhur”, thotë ai.

Radosavleviq pretendon se plan i autoriteteve serbe është që, në njëfarë mënyre, “të provokojnë një incident të madh në Beograd”, të cilit do t’i përgjigjej policia, me qëllim “mbrojtjen e serbëve nga Kosova, të cilët kanë ardhur vetëm për të mbështetur presidentin Vuçiç”.

“Kjo nuk është mbështetje, është mbrojtje e regjimit në Beograd. Kjo është ajo që është e rrezikshme, por shpresoj që policia të mos mashtrohet”, thotë Radosavleviç.

Stojanoviç: Serbët nga Kosova shfrytëzohen për qëllime politike

Politikani serb, Branimir Stojanoviç, nga Graçanica thotë se ka informacione identike për organizimin e serbëve nga Kosova për të shkuar në Beograd.

“Është tragjike që ata shfrytëzohen për qëllime politike ditore”.

“Ne, si parti, kemi marrë vesh nga njerëzit në terren – si në jug, ashtu edhe në veri – për disa që po organizohen për të shkuar në Beograd dhe për të ngritur një lloj kampi atje, para Presidencës [serbe], pikërisht në kohën kur do të organizohet një protestë e madhe”, thotë Stojanoviç për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se qëllim i këtij plani është shtypja e protestave të studentëve në Serbi.

“Qartazi, ka një qëllim për t’i bërë një lloj sabotazhi kësaj proteste studentore. Ne nuk kemi nevojë që të shkojnë njerëz nga këtu. Është tragjike që ata shfrytëzohen për qëllime politike ditore. Ky është një mesazh i keq që po na e dërgon pushteti [në Serbi] – që serbët nga Kosova përdoren për qëllime politike”, thotë Stojanoviç.

Ai shton se është duke dalë me këto informacione në publik për të penguar shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd.

“Ne kemi shumë probleme. E kemi parë se kur organizohet diçka e tillë… herën e fundit janë bastisur komunat në veri”, thotë Stojanoviç, duke aluduar në zhvillimet e 26 majit, 2023, kur autoritetet e Kosovës morën kontrollin në ndërtesat komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në të njëjtën ditë, përfaqësuesit e Listës Serbe iu prinë serbëve nga Kosova në tubimin “Serbia e shpresës” në Beograd, në të cilin foli edhe presidenti serb, Vuçiç.

Përndryshe, hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në veri, pasi serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet, u bë edhe shkak i konflikteve në ditët në vazhdim.

Mbi 100 persona u plagosën gjatë një përleshjeje mes serbëve protestues dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj 2023, në Zveçan.

Tensionet kulmuan në shtator të atij viti, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe vrau një polic. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Trump i drejtohet Kongresit: ‘Amerika është rikthyer’
Artikulli tjetër A mund të llogarisë Ukraina BE-në, pas pezullimit të ndihmës amerikane?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.