KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita sërish në protestë në Tiranë, përplasje me policinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Opozita sërish në protestë në Tiranë, përplasje me policinë
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Opozita sërish në protestë në Tiranë, përplasje me policinë

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2026 9:13 am
276 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes. Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut tëPartisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e protestave deri në largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

“Për të votuar të lirë, të ngrihemi, të largojmë Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Berisha.

Fill pas fjalës së tij, drejt godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike. Ndërsa Berisha valëviste flamurin kombëtar nga podiumi, protestuesit u përplasën me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të neutralizuar situatën.

Përplasjet u intensifikuan më pas pranë Kuvendit te Shqipërisë, ku përveç molotovëve dhe përplasjeve fizike u përdor edhe gaz lotsjellës si kundërpërgjigje nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, 16 efektivë policie mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e djegieve nga molotovët.

Në Spitalin e Traumës përfundoi edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili u plagos gjatë përplasjeve.

Berisha: Protestat do të vijojnë

Pas shpërndarjes së protestuesve nga policia, kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi zhvillimin e një proteste të re më 20 shkurt. “20 shkurti është dita jonë, dita e fitores. Nderim protestuesve, fitore!”, deklaroi Berisha, duke sinjalizuar vijimin e aksionit opozitar.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet për kampet paramilitare ruse
Artikulli tjetër Protesta e opozitës në Tiranë me jehonë në median gjermane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.