KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Organizatat e medias: Reforma e RTSH-së të bëhet pa presion politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Organizatat e medias: Reforma e RTSH-së të bëhet pa presion politik
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionPolitikeSociale

Organizatat e medias: Reforma e RTSH-së të bëhet pa presion politik

Përditësimi i fundit: 9 Shkurt, 2026 1:19 pm
475 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një grup organizatash shqiptare dhe ndërkombëtare për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që reforma për Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) të mbështetet në mjete të ligjshme dhe demokratike.

Kjo thirrje vjen pas deklaratave të fundit të Kryemnistrit Edi Rama për performancën dhe financimin e RTSH-së, ku mes të tjerash ai hodhi edhe idenë e pezullimit të financimit apo mbyllje të mundshme të transmetuesit publik.

Sipas organizatave nënshkruese mes tyre Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, Reporterët pa Kufij (RSF), Aleanca për Median Publike (PMA) dhe partnerët e Media Freedom Radip Response (MFRR), ekziston një konsensus i gjerë se RTSH prej vitesh përballet me probleme serioze strukturore, përfshirë dobësi në qeverisje dhe mbikëqyrje të pavarur, paqëndrueshmëri financiare, rënie të besimit publik dhe mangësi profesionale në përmbushjen e misionit si media e shërbimit publik.

Megjithatë, ato theksojnë se nevoja për reformë nuk duhet të shoqërohet me masa që bien ndesh me standardet evropiane.

“Dakordësia mbi objektivat e reformës nuk nënkupton dakordësi mbi çdo instrument të përdorur për arritjen e tyre”, thuhet në deklaratë, ku vihet theksi se financimi i medias publike duhet të jetë i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe i mbrojtur nga ndërhyrja politike.

Sipas deklaratës, shërbimi i medias publike është e ndryshme nga I mediave private.

“Roli i medias publike nuk është të konkurrojë sipas logjikës së tregut, por të garantojë akses universal në informacion të paanshëm, programe kulturore dhe arsimore, si dhe hapësirë për debat demokratik”, thuhet në deklaratë.

Nisur edhe nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe nga nevoja për të plotësuar detyrimet e Grup Kapitullit të Parë, Themelore, organizatat theksojnë që është një kërkesë thelbësore demokratike që RTSH-ja të jetë e pavarur, e përgjegjshme dhe e qëndrueshme.

Ata kërkojnë që reforma të ndiqet përmes mekanizmave të qeverisjes dhe llogaridhënies së parashikuar me ligj; të mbrohet financimi i medias nga kushtëzimi politik; përpjekjet reformuese të forcojnë pavarësinë, lirinë editoriale dhe besimin në publik dhe debati pulbik mbi RTSH-në të jetë i bazuar në standarde dhe jo pasiguri institucionale.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare
Artikulli tjetër Rrjolli, simptomë e një sëmundjeje ende pashërueshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.