KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:39 pm
186 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Në një konferencë për media, Osmani tha se sot zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar.

Ajo tha se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij.

Sipas Osmanit, në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nëse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosovës, “atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve”, tha Osmani, duke përmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe të një buxheti të ri për vitin 2026, si dhe nevojën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Osmani tha se është “shpresëplotë” që partitë të merren vesh që të miratohet Plani i Rritjes, buxheti apo zgjatje buxhetore.

“Si presidente kam vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet, të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”, tha Osmani.

Presidentja Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa që ta formojë ekzekutivin, ndërkaq tha se garanci nuk i ka dhënë sepse nuk kërkohet me Kushtetutë.

Nëse do të kishte dy kandidatë, Osmani tha se asaj do t’i duhej të bindej se kush nga ta ka më shumë gjasa për formimin e ekzekutivit.

“Askund në Kushtetutë dhe aktgjykime nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasës. Garancia jepet në Kuvend, kurse gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë unë duhet ta shihja se kush i ka gjasat më të mëdha. Nga LVV-ja kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha e para e shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti më herët gjatë ditës e propozoi Konjufcën për mandatar për Qeverinë e re të Kosovës, duke dërguar emrin e tij për mandatim te presidentja.

Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion.

Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Konjufca tha se qeveria e tij do të miratonte buxhetin e ri të vendit, të ratifikonte marrëveshje për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe do të adresonte çështje të tjera urgjente.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se nuk e sheh as si “mundësi teorike” mundësinë e ndonjë koalicioni për Qeverinë me partitë e tjera shqiptare, për shkak të “mosbashkëpunimit të tyre”.

“Është ndërtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë. Le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak”, tha Kurti gjatë një konference për media mbrëmjen e 4 nëntorit.

Partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar që Osmani të shpallë zgjedhje të reja.

Qëndrim të njëjtë kishin shprehur edhe pas takimit me Osmanin më 31 tetor, takim ku LVV-ja kërkoi disa ditë kohë në tentim për të bërë Qeverinë e re.

Albin Kurti, si udhëheqës i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 26 tetor dështoi të merrte mbështetjen e Kuvendit për formimin e ekzekutivit.

Partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Demokratët fitojnë tri gara kyçe, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut
Artikulli tjetër Kosova e ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions/ Spektakël në natën e parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.