KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti i Ekuadorit bën deklaratën e pazakontë: “Tentuan të më helmonin”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Presidenti i Ekuadorit bën deklaratën e pazakontë: “Tentuan të më helmonin”
BotaFokusKomentPolitikeZhvillim

Presidenti i Ekuadorit bën deklaratën e pazakontë: “Tentuan të më helmonin”

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 5:12 pm
204 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, tha të enjten se një person i panjohur kishte tentuar ta helmonte atë me çokollatë dhe një reçel të përzier me kimikate, që i ishin dhuruar gjatë një takimi publik.

Noboa i tha CNN se prania e tre lëndëve toksike “shumë të përqendruara” në ëmbëlsira “nuk mund të kishte qenë aksidentale,” duke thënë se ekipi i tij kishte prova për të mbështetur pretendimet e tij. Presidenti 37-vjeçar tha se lëndët toksike nuk mund të kishin ardhur nga vetë produktet apo paketimi i tyre.

Organi ushtarak përgjegjës për sigurinsë e kreut të shtetitkishte paraqitur një padi te prokurorët. Kjo është hera e dytë që administrata e Noboas pretendon një tentativë për vrasje, mes protestave indigjene kundër qeverisë dhe rritjes së krimit.

Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas kishte shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që e gjuajtën me gurë, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit. Ministri i Mbrojtjes, Gian Carlo Loffredo, e quajti atë një “tentativë vrasjeje.” Nga vendi i ngjarjes megjithatë nuk u paraqitën prova, si gëzhoja plumbash. Noboa nuk u dëmtua gjatë sulmit.

Organizata më e madhe e popullsive indigjene në vend, e quajtur Conaie, ka bllokuar rrugët, përfshirë në provincën Pichincha të kryeqytetit, që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së kostove të karburantit.

Presidenti po përgatitet për një referendum më 16 nëntor, i cili shpreson se do t’i hapë rrugën për hartimin e një Kushtetute që është më e ashpër ndaj krimit të lidhur me drogën.

Ekuadori, dikur një nga vendet më të sigurta të Amerikës Latine, është bërë një qendër kyçe e tranzitit të kokainës midis prodhuesve kryesorë Kolumbisë dhe Perusë, dhe konsumatorëve në mbarë botën.

Shkalla e vrasjeve është rritur ndjeshëm, ndërsa shpërthimet e makinave me bombë, vrasjet dhe masakrat në burgje janë bërë rutinë.

 

Marrë nga France 24

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri

Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës

Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestime të yjeve të NBA-së për mashtrim me lojërat e pokerit
Artikulli tjetër 55% e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por.. në Europë na e kalojnë grekët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ulje drastike e azilkërkuesve në Europë
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Kinezët refuzojnë t’i paguajnë, banorët e Marinzës ngujohen në zyrat e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme
Aktuale Fokus Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.