KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti serb kërkon ristrukturimin e qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti serb kërkon ristrukturimin e qeverisë
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitikeRajoni

Presidenti serb kërkon ristrukturimin e qeverisë

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 10:01 am
147 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën në një adresim publik se do t’i dërgojë një kërkesë Qeverisë serbe “për ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm”.

“Sepse në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjente”, ka thënë Vuçiq më 27 janar.

Ai ka thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad – në të cilin kanë vdekur 15 persona – është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.
“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se ka biseduar me përfaqësues qeveritarë dhe që ata “kanë deklaruar se kanë dëshirë të dëgjojnë palën tjetër” (studentët që po protestojnë) dhe që dëshirojnë dialog dhe bisedë.

Protestat e studentëve në Serbi

Studentët në Serbi janë duke bllokuar mbi 60 fakultete për më shumë se dy muaj.

Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Ata morën mbështetje edhe nga figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

Autoritetet serbe thonë se në organizimin e bllokadave janë të përfshira edhe shërbimet e huaja inteligjente, ndërsa në mesin e studentëve ka edhe “mercenarë të huaj”.

Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar – gjë që hidhet poshtë nga studentët.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

“Të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur”

Vuçiq ka thënë se është duke ndodhur publikimi i mëtejmë i dokumentacionit për rindërtim të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe që, sipas tij, janë përmbushur të gjitha kërkesat e studentëve që po protestojnë.

“Sot veçse i kemi publikuar disa, dhe publikimi i 925 dokumenteve është në proces e sipër”, ka thënë Vuçiq në një adresim para publikut.

“I kemi ofruar të gjitha. Nuk ekziston asnjë dokument që ka të bëjë me rindërtim të stacionit hekurudhor”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për kërkesën e studentëve për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për sulmet ndaj studentëve, Vuçiq ka thënë se kanë nisur procedura penale kundër 37 individëve.

Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve qeveritarë në sulme, Vuçiq ka thënë se “ekziston vetëm një rast në Beogradin e ri” dhe që beson se “tashmë është zgjidhur”.

“Jam gati të fal”

Sa i përket kërkesës së studentëve për t’i hedhur poshtë akuzat penale kundër protestuesve, Vuçiq ka thënë se ekziston dyshim i bazuar se disa prej tyre kanë kryer shkelje penale, por që është gati të nënshkruajë vendim për falje nga proceset gjyqësore, nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

“Pyetja është nëse të gjitha këto që kemi përmbushur do të jenë mjaftueshëm që dikush të thotë se ‘të gjitha kërkesat janë përmbushur?’ Nuk jam i sigurt, por shpresoj të jetë ashtu. Por, jam i sigurt që kjo do të nisë një dialog në shoqëri, dhe që dikush prej rektorëve dhe dekanëve, dhe të gjithë të tjerët të nisin të flasin, të niset dialogu dhe kështu të nisë shërimi i shoqërisë sonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq dhe kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiq, janë duke iu adresuar publikut në ditën kur studentët kanë organizuar bllokadë 24-orëshe në njërën prej pikave kryesore të trafikut në Beograd.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria kërkon arrest për Stefano Boerin
Artikulli tjetër La Liga kundër Barcelonës: Regjistrimi i Olmos dhe Victor është i paligjshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.