KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon gardën ushtarake të Iranit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon gardën ushtarake të Iranit
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon gardën ushtarake të Iranit

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 3:27 pm
177 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga Habjon Hasani

 

Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si burim financimi i një rrjeti kompanish turko-iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, biznese të lidhura me gardën ushtarake të Iranit dhe kontrabandën e hidrokarbureve.

Por le ta nisim këtë histori që nga fillimi.

Në vitin 2022 fill pas luftës në Ukrainë, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim doli publikisht në mbështetje të një projekti që parashikonte të sillte në Shqipëri dy Anije të Gjenerimit Termik (AGT) nga Bangladeshi. Këto dy AGT presupozoheshin të prodhonin energji elektrike.

Shteti shqiptar kreu një procedurë të dyshimtë dhe të nxituar për blerjen e dy AGT-ve, të cilat u sollën nga një kompani amerikane.

Këto anije të gjenerimit termik, AGT, prodhojnë energji me kosto të paktën 4 fish më të lartë se kostoja e energjisë që eksporton Shqipëria, sipas një investigimi ndërkombëtar që ka konsultuar Hashtag.al.

Ky rendiment mizerabël, bëri që vënia e tyre në punë të vononte, por kontrata e lidhur e detyron shtetin shqiptar që t’i përdorë dy AGT-të. Ndaj dhe për t’i ndezur dhe për t’i vënë në punë, duhej siguruar karburant.

Për këtë arsye Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri porosi në tregun ndërkombëtar për sigurimin e sasisë së parë të karburantit prej afro 21 mijë ton. Kjo sasi karburanti me vlerë 11 milionë dollarë mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit Nëntor 2024.

Në faturën e importit të siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, rezulton se importuesi është Koorporata Energjitike KESH, e cila nuk mendohet të ketë licensë për import/eksport karburantesh.

Por surpriza e vërtetë është kompania që e ka shitur këtë sasi karburanti.

Kjo kompani quhet “EMAD Energy S.A”, rezulton e regjistruar në Zvicër dhe sasinë prej 20 mijë ton karburant e ka sjellë nga Algjeria.

EMAD, është gjithashtu emri i një rakete të famshme iraniane, me të cilën ky shtet dikur mburrej se do të shfaroste Izraelin. Pronarët e saj janë ende të pa ekspozuar, por një paketë dokumentesh dhe e-mail-esh të siguruar nga Hashtag.al tregon se kjo kompani ka sjellë në Shqipëri të tjera sasi karburanti nga Algjeria në vitin 2021 dhe këtë biznes e ka bërë në bashkëpunim me një grup turk të quajtur ASB Group, që është sanksionuar zyrtarisht nga SHBA-të vitin e fundit.

E-mail-et e siguruara nga Iran-Leaks, sugjerojnë se në vitin 2021, administratori i kompanisë “EMAD Group SA”, komunikonte me një nga menaxherët e grupit turk ASB, për të sjellë në Shqipëri rreth 3400 ton karburant, ku çmimi përcaktohej nga “Sonatrach”, që nuk është gjë tjetër veçse kompania shtetërore e naftës në Algjeri.

Algjeria është një ndër shtetet me miqësore ndaj Iranit dhe të dyja shtetet kanë fuqizuar bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Por konsultimi i dokumenteve të Iranian-Leaks, i çon shumë më thellë rrënjët e grupit turk ASB në Shqipëri.

Rezulton se grupi i sanksionuar turk ASB, në vitin 2020 ka realizuar një operacion të shitjes së naftës iraniane në vlerën e 36 milionë dollarëve, duke përdorur si bazë Shqipërinë. Në Shqipëri është e regjistruar një kompani me pronarë turq e quajtur “MAC General Trading shpk”.
Nga të dhënat e Iran-Leaks rezulton se përfaqësuesi i kësaj kompanie i quajtur Murat Halli, komunikonte me e-mail me përfaqësuesin e ASB Group në Turqi të quajtur Kazim Oztaz për tregtimin nëpërmjet Shqipërisë të një sasie karburanti me vlerë 36 milionë euro.

Shtetasi Kazim Oztaz u dënua tre vite më vonë nga një gjykatë amerikane, për thyerje të embargos së naftës dhe u sanksionua.

E-mail-et e Iran Leaks kanë zbuluar se fatura tatimore e kompanisë shqiptare MAC General Trading shpk është realizuar me një filial të ASB Group, por një kontratë konfidenciale e zbuluar nga paketa e e-mail-eve sugjeron se në fakt kompania shqiptare e ka blerë naftën drejtpërdrejt në Iran në sajë të një marrëveshje direkte me kompaninë iraniane “Madolia Group”.

Tregues ky se në vitin 2020 Shqipëria ka qenë bazë e operacioneve për kontrabandimin e naftës iraniane dhe shmangies së embargos dhe sanksioneve të vendosura.

Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur duhet shpjeguar motivi pse qeveria shqiptare i ka hyrë kësaj loje me Iranin. Arsyeja nuk është Irani në vetvete, por marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin e Turqisë Erdogan si dhe paaftësia e ministres së tij të Energjisë, Belinda Balluku, për të shmangur implikimet, ose të paktën për të fshehur pak më mirë gjurmët.

Grupi turk i sanksionuar ASB, ka pronar shtetasin Sitki Ayan. Ai është në ortakëri dhe joint-venture nëpërmjet të paktën 12 kompanive me gardën ushtarake të Iranit, e cila ka kontrollin e shitjes së naftës së këtij vendi.

Sitki Ayan nuk është thjesht një biznesmen turk që punon me iranianët, ai është një mik shtëpie i Erdoganit dhe bën pjesë në rreshtin e parë të të besuarve të tij.

Aksesi i kompanive të kompromentuara turke që punojnë me kompani qeveritare shqiptare si KESH apo që kanë përdorur Shqipërinë si bazë operacionale të thyerjes së sanksioneve buron nga marrëdhënia e ngushtë e Ramës me Erdoganin.

Së fundmi një ish-punonjës i Pentagonit i quajtur Michael Rubin ka pretenduar në një analizë (lexoje këtu) se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ka toleruar këtë marrëdhënie mes Ramës dhe Erdoganit e shtyrë nga ambicia e saj e shpallur që të bëhej ambasadore e SHBA-ve në Turqi.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë, të paligjshëm në SHBA
Artikulli tjetër USAID financoi 200 milionë dollarë në projektet e Covid-19

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.