KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestat rrëzojnë propagandën e Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protestat rrëzojnë propagandën e Ramës
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Protestat rrëzojnë propagandën e Ramës

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 9:17 am
200 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Teksa protestat e dy javëve të fundit kanë dominuar debatin politik në Shqipëri, një efekt i papritur po shfaqet jashtë vendit. Ato e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të diskutimeve në komunitetet ndërkombëtare të udhëtimit.

Në Reddit, një nga forumet më të mëdha online në botë dhe një burim i përdorur gjerësisht nga turistët për rekomandime udhëtimi, pyetjet rreth Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. ku turistë nga e gjithë bota kërkojnë informacion për destinacionet e ardhshme nga “A është ende e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?” te “Çfarë po ndodh në Tiranë?” dhe “A duhet ta anuloj udhëtimin?”, protestat janë kthyer në një nga temat kryesore për ata që po planifikojnë të vizitojnë vendin.

Por ajo që bie në sy nuk janë vetëm pyetjet. Janë përgjigjet.

Në diskutimet online, turistë që ndodhen aktualisht në Shqipëri, vizitorë që sapo kanë përfunduar pushimet dhe banorë vendas japin pothuajse të njëjtin vlerësim: protestat nuk po ndikojnë në përvojën turistike.

“Absolutisht 100% e sigurt. Kjo nuk është një protestë e dhunshme,” shkruan një përdorues.

“Jam këtu tani dhe gjithçka është absolutisht në rregull,” përgjigjet një tjetër.

“Është shumë e sigurt. Këto janë protestat më paqësore në historinë e këtij vendi,” komenton një përdorues tjetër.

Këshilla më e përsëritur për turistët është praktike, jo alarmuese dhe ka të bëjë me shmangien e bulevardit gjatë orëve të protestës për të mos u bllokuar nga turma apo trafiku.

“Protestat janë pasdite vonë, pasi njerëzit dalin nga puna. Thjesht shmangni bulevardin në atë orar dhe do të jeni në rregull,” shkruan një komentues.

Disa prej komenteve shkojnë edhe më tej, duke e përshkruar atmosferën si më shumë festive sesa konfliktuale. “Pashë shumë turistë që protestonin me ne sot. Ju lutemi ejani, do t’ju pëlqejë,” shkruan një pjesëmarrës.

“Do të doje t’i bashkoheshe protestës po ta shihje. Është më shumë si festë,” shton një tjetër.

Një turist australian, i cili tha se ishte gjendur rastësisht mes protestuesve në Tiranë, e përshkroi përvojën si “shumë paqësore”, ndërsa shtoi se “i gjithë vendi ka qenë absolutisht i mrekullueshëm”.

Një tjetër komentues, që ndodhej në Shqipëri në momentin e diskutimit, shkruante: “Sapo udhëtova këtu, është shumë qetë.” Ndërsa një përdorues tjetër e përmblidhte situatën me fjalët “Më shumë se e sigurt, me respekt nga Shqipëria.”

Në të njëjtën bisedë, një turist pyeste nëse duhet të shqetësohej për udhëtimin dyditor në Shqipëri. Përgjigjja që mori ishte se rreziku kryesor nuk lidhej me sigurinë, por me trafikun dhe turmat në zonën ku zhvillohen protestat.

“Maksimumi mund të ketë pak më shumë trafik,” shkruante një komentues. “Vetëm përpiquni të mos vizitoni monumentet në bulevard gjatë protestës.”

Në komentet e tjera, disa përdorues raportuan se kishin qenë pranë protestave. “Pashë një protestë në Tiranë dhe nuk m’u duk se kishte ndonjë rrezik,” shkroi një komentues. “Jam në Tiranë tani dhe gjithçka është krejtësisht në rregull. E pashë protestën, por nuk është e dhunshme, është thjesht një protestë paqësore,” shtoi një tjetër.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat sfidojnë sundimin e Edi Ramës
Artikulli tjetër Kaos në Irlandën e Veriut pas një sulmi me thikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.