Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shtyrjen e publikimit të rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, paraditen e së hënës, ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste. Kjo e fundit i ka kujtuar KQZ-së edhe paratë që i janë dhënë për investimet në elektronikë.
Ajo iu bëri thirrje socialistëve që të ruajnë qetësinë dhe t’ u shmangen provokimeve.
“Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallëndyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”.
Marrë nga Lapsi.al