KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 8:22 am
192 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në asnjërin rast nuk i mori 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.

Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

A është Haxhiu pengesë, apo pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme.

“Nga njëra anë, ato [partitë politike] duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, thotë Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Haxhiu nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota të deputetëve në Kuvend. Të domosdoshme janë edhe votat e deputetëve të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që LVV-ja të propozojë një emër tjetër, që paraqet figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Qëndrimet e partive për Haxhiun

LVV-ja refuzon ta ndryshojë propozimin e saj, duke arsyetuar se Haxhiu është deputetja më e votuar në Kuvend, me 125 mijë vota.

“Pesha politike, legjitimiteti i zonjës Albulena Haxhiu për të qenë kryetare e Kuvendit është i pakontestueshëm”, u tha gazetarëve deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, të mërkurën.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha të hënën se partia e tij nuk do ta votojë asnjëherë Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për shkak se “ajo është simbol i dështimit të Qeverisë në mandatin e kaluar katërvjeçar”.

“Krejt mandatin e ka pasur të përcjellë me skandale të ndryshme, prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, deklaroi Krasniqi.

Aktivisti i LVV-së, Dehari, u gjet i vdekur në një qeli burg në Prizren, në nëntorin e vitin 2016.

Në dhjetorin e vitit 2022, Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë, konfirmoi se mostrat e Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në vitin 2023, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ishte mbi tetë milionë euro, ndërkaq, vitin e kaluar, më pak se 7 milionë euro.

AAK-ja ka sugjeruar dy emra të tjerë të LVV-së për kryeparlamentare: Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Kjo parti e ka cilësuar Haxhiun si politikane jounifikuese.

“Qasja që ka pasur zonja Haxhiu, gjuha që ka përdorur ndaj opozitës është konfliktuoze, kjo ka qenë arsyeja [për mosvotimin e saj nga AAK-ja]”, thotë për Radion Evropa e Lirë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Për dallim nga partitë tjera, LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.

“Haxhiu, shkak dhe pretekst për ngecje”

Edhe Gërgi nga GSLP-ja mendon se Haxhiu, gjatë angazhimit të saj politik si deputete dhe si ministre e Drejtësisë, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Kjo është një nga arsyet, sipas tij, pse PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë një emër tjetër nga LVV-ja, i cili do të ishte i pranueshëm si kryeparlamentar edhe për partitë tjera.

“Për shembull, mund ta krahasojmë me kandidatin e Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Glauk Konjufca, i cili arriti të marrë disa vota edhe nga opozita”, thotë Gërgi.

Megjithatë, ai shpreh mendimin se mospajtimet e partive politike lidhur me emrin e Haxhiut si kryeparlamentare po shfrytëzohen edhe si pretekst nga palët për ta zvarritur konstituimin e Kuvendit.

“Marshimi i heshtur drejt zgjedhjeve të reja”

Gërgi thekson se përfundimi i këtij procesi e hap rrugën për formimin e Qeverisë së re.

Për ta bërë këtë, LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, do të ketë 15 ditë kohë.

Në rast se dështon, atëherë presidentja e Kosovës zgjedh partinë që ia dëshmon se i ka 61 vota për formimin e ekzekutivit.

Shtegdalje nga situata, sipas Gërgit, do të ishte formimi i një qeverie të qëndrueshme nga LVV-ja, me një nga partitë e mëdha, PDK-në ose LDK-në.

Marrëveshja për një qeveri të tillë, siç vlerëson ai, nuk duket as në horizont, ndërkaq për formimin e një qeverie të brishtë nuk kanë vullnet politik as LVV-ja në njërën anë, dhe as PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja në anën tjetër.

“Fatkeqësisht, po shohim një lloj ngathtësie nga elita politike e vendit për të formuar një qeveri, dhe ne po marshojmë në mënyrë të heshtur drejt zgjedhjeve të reja [të parakohshme]”, vlerëson Gërgi.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, është ndërprerë pesë herë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, ajo mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.

Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, procesi i konstituimit të këtij institucioni ligjvënës nuk konsiderohet i përmbyllur.

 

Marrë na Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Champions/ Nuk ka fitues në gjysmëfinalen Atletico-Arsenal

Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane

Trump: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?
Artikulli tjetër Patriarku serb në Kremlin, përkrah “botën ruse”, dënon Perëndimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Aktuale Analize Ekonomi Koment Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Reporterët pa Kufij: Kosova, përparim në lirinë e medias
Aktuale Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.