KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Kryeministri “shkarkon” Kryetarin e Bashkisë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse Kryeministri “shkarkon” Kryetarin e Bashkisë?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Pse Kryeministri “shkarkon” Kryetarin e Bashkisë?

Përditësimi i fundit: 21 Shkurt, 2025 9:36 am
452 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Avokat Brikena Bogdo

 

Në vitin 2015 qeveria e majtë ndryshoi Ligjin për Qeverisjen Vendore. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, në vitin 2015, u shtua neni 62. Sipas nenit, Kryetari i Bashkisë shkarkohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, në rastet kur a) kryen shkelje të rënda Kushtetuese ose të ligjeve. Këshilli i Ministrave merr një kompetencë, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve themelore, të cilat në themel kanë balancën dhe pavarësinë e pushteteve, ekzekutiv, gjyqësor, vendor. Ky nen prish automatikisht balancën dhe pavarësinë e pushteteve.

Përse Këshilli i Ministrave (Kryeministri) merr një risk kaq të lartë, duke hartuar një ligj antiligjor? Pikërisht në atë vit Erjon Veliaj zgjidhet kryetar Bashkie. Mos vallë kryeministri i tregon muskujt Kryetarit të Bashkisë, duke vendosur supremaci mbi të?

A mundet Këshilli i Ministrave (kryeministri), të shkarkojë Kryetarin e Bashkisë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli me zgjedhje, të pavarura nga zgjedhjet e përgjithshme? Absolutisht, jo. Pavarësia e pushteteve është e përcaktuar në Kushtetutë.  Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë  në nenin 13, që Qeverisja Vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet, sipas parimit të autonomisë vendore.

A mundet të vlerësojë Këshilli i Ministrave (kryeministri), se kur shkelet Kushtetuta dhe Ligji? Absolutisht, jo. Shkeljen e Kushtetutës e përcakton kushtetuta dhe shkeljen e ligjit e përcakton gjykata.

Atëherë si mundet t’i japë Këshilli i Ministrave ( Kryeministri), atribute kaq të fuqishme vetvetes, në shkelje të të githa ligjeve shqiptare?

Me sa duket, ka bërë kalkulimet e pushtetit të stërzgjatur dhe të luftës së ethshme për pushtet, që një ditë do t’i duhej që kundërshtarin më të fuqishëm politik, ta kishte marjonetën e tij dhe pikërisht me forcën e “ligjit” të bërë prej tij, të mund të shkarkonte pretendentin më serioz, ndaj pushtetit të tij.

Ja ku erdhi dita sot, që ai ligj, i ndryshuar 10 vite më parë, pikërisht neni 62, të jetë një nga armët e tij më të fuqishme.

Ai së pari, ka hartuar një nen që masakron Kushtetutën, ligjin dhe pavarësinë e pushteteve.  Së dyti, e merr të mirëqenë që  mund  ta shkarkojë kryetarin e bashkisë, atribut i dhënë nga ligji, por  deklaron që nuk do ta shkarkojë. I jep të drejtë vetes që të shkojë edhe më tej, dhe deklaron që ta zëvendësojë ai postin e kryetarit. Merr atributet e një të zgjedhuri nga populli, për pushtetin vendor. Pra, ai mundet të shkarkojë kryetarin, por edhe të emërojë vetveten.  Hapur, dhe në mënyrë arrogante, hyn e del në bashki, si një pronë personale.

Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, është një nga projeksionet më të rrezikshme të uzurpimit të pushtetit vendor, madje ligjëruar me Ligj.

Të hartosh një Ligj që tund themelet e shtetit demokratik, do të thotë ta miniosh atë. Kjo nuk është as rastësore as gabim, por me qëllim shumë të qartë dhe projkesione të sakta për prevalim të pushtetit ekzekutiv, mbi pushtetin vendor dhe atë gjyqësor. Ky është një fenomen i rëndomtë në Shqipëri. Por, ajo që e bën edhe më të rrezikshëm fenomenin është që, tashmë shkruhet ne ligj dhe miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pyetja tjetër është: Pse nuk e shkarkon Rama, Veliajn, kur ligji ia jep këtë kompetencë? Ai mund ta shkarkojë, nëse kryetari i bashkisë ka shkelur Kushttutën, ose ligjin. Në çastet,  kur Rama  e ka hartuar me strategët e tij që e projektonin drejt një pushteti absolut, afatgjatë, situata gjeopolitike ishte krejt tjetër. Ndërkohë, reforma në derjtësi po farkëtohej në zyrat e Shoqërisë Hapur të Sorosit. Institucionet, e dala nga Fondacioni  Soros kopsisnin me shumë kujdes dosjet pushtetarëve më të korruptuar, që të mos burgoseshin, midis tyre ai i Veliajt. Ndën zë përflitej, që Veliaj e ka dosjen të kopsitur, që të mos futet në burg. Por, mbase pikërishtt përnbysja gjeopolitike, tërmeti Atlantik, e nisi vrinkthi në burg Veliajn, me dashjen, ose pa dashjen e Ramës, me bekimin, ose jo të tij.

Në këtë arsyetim, nëse ai sot e shkarkon kryetarin e bashkisë, me nenin 62 që ai vetë hartoi, do të pranojë direkt, që Veliaj ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin. Pikërisht  në këto kushte gjeopolitike dhe me tornadot e brendëshme, ai nuk mund të hapë me dorën e tij, derën e  burgut për veten.

Ndërkohë, Rama duke emëraur veten në bashki, po kujdeset që korrupsioni të vazhdojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kandidim për kancelare:Weidel jo vetëm ekstremiste e djathtë
Artikulli tjetër Zbutet Zelensky: Gati për paqe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.