KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Kushtetuesja la në fuqi një pjesë të masave represive kundër protestës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Kushtetuesja la në fuqi një pjesë të masave represive kundër protestës?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Pse Kushtetuesja la në fuqi një pjesë të masave represive kundër protestës?

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 9:31 am
77 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në serinë e masave ndëshkuese që qeveria e Edi Ramës miratoi me urgjencë për t’i prerë hovin protestave të studentëve, Gjykata Kushtetuese pezulloi vetëm gjobën 5 mijë lekëshe për qytetarët që bllokonin një rrugë duke protestuar. Gjobat e tjera, më të rënda por të konceptuara njësoj si mjete presioni dhe kufizimi për ata që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, mbeten në fuqi.

Përmbajtja
Si arsyetoi shumica e gjyqtarëve të Gjykatës KushtetueseDy gjyqtare kërkuan pezullimin e të gjitha masaveÇfarë ndryshon për protestat

Gjobat më të rënda që janë ende të vlefshme arrijnë deri në 500 mijë lekë, ndërkohë që mbeten ende kompetencat e diskutueshme të policisë për kufizimin e tubimeve. Vendimi i pezullimit të përkohshëm nuk e godet thelbin e masave të Ramës kundër protestuesve dhe vjen dy ditë para protestës së paralajmëruar në 28 nëntor.

Si arsyetoi shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Gjoba e pezulluar prej 5 mijë lekësh i ngarkohej çdo personi që merrte pjesë në bllokimin e një rruge gjatë tubimit, për çdo ditë që pengohej qarkullimi, pavarësisht sa zgjaste bllokimi. Shumica e gjyqtarëve vërejti se dispozita “rezulton të jetë formuluar në terma të përgjithshëm dhe nuk bën dallim nëse ky sanksion zbatohet ndaj pjesëmarrësve në çdo lloj tubimi, pra edhe në ato për të cilat është dhënë autorizimi përkatës”. Meqë protestat vazhdonin, Gjykata vlerësoi se policia mund të vijonte të gjobiste protestuesit, edhe në tubime të autorizuara, duke rrezikuar të cenonte lirinë e tubimit përpara se të vendosej nëse masa ishte kushtetuese.

Për masat e tjera, shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses çmoi se argumentet e kërkuesve nuk mjaftonin në këtë fazë për të provuar rrezikun e pasojave të rënda ose të pariparueshme.

Rama e prezantoi paketën më 25 tetor si përgjigje ndaj dhunës në protesta. “Kush thyen, paguan” ishte formula që përdori për nismën mbi dëmet në pronë. Por në realitet masat shkonin përtej dëmtimit të pronës. Ato parashikonin gjoba edhe për bllokimin paqësor të një rruge kur pengohej qarkullimi dhe i jepnin policisë kompetenca për të kufizuar paraprakisht vendet ku mund të zhvilloheshin tubime.

Kështu, policia vendore, me miratimin e prefektit, mund të kufizojë ose të ndalojë tubimet deri në 72 orë rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore, kur ka rrezik real, serioz dhe të afërt për dhunë ose dëmtim të rëndë të pronës.

Policia ende mund të urdhërojë edhe largimin e një personi deri në 48 orë nga një zonë e mbrojtur për sjellje si kanosja, dhuna ose dëmtimi i pronës. Mbetën në fuqi edhe dispozitat që i lejojnë policisë të kërkojë fshirjen e thirrjeve për dhunë gjatë tubimeve dhe të regjistrojë paralajmërimet për shpërndarje, aktet e dhunës dhe dëmtimet e pronës.

Gjobat nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë mund të vendosen për pjesëmarrje në një tubim të ndaluar, fshehje të paligjshme të identitetit ose moszbatim të urdhrit për largim nga një zonë e mbrojtur. Për mosbindje ndaj urdhrit të shpërndarjes, gjoba mund të shkojë deri në 200 mijë lekë, ndërsa për rastin e përcaktuar në akt, kur personi nuk i bindet urdhrit dhe ka fshehur identitetin, ajo arrin deri në 500 mijë lekë.

Dy gjyqtare kërkuan pezullimin e të gjitha masave

Dy gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari u pajtuan me pezullimin e gjobës prej 5 mijë lekësh, por ato kërkuan pezullimin edhe të dispozitave të tjera që studentët dhe organizatat kishin kundërshtuar.

Për dy gjyqtaret, pasoja duhej parë te mënyra si veprojnë masat së bashku. Një qytetar që mendon të marrë pjesë në protestë duhet të llogarisë kufizimet mbi vendin ku mund të tubohet, urdhrat që mund të japë policia dhe gjobat që rrezikon nëse akuzohet se i ka shkelur ato.

“Vetë mundësia e gjobitjes mund t’i dekurajojë individët të marrin pjesë në tubime”, arsyetuan Bejtja dhe Xhaferllari. Sipas tyre, gjobat janë të larta në raport me mundësitë ekonomike të familjeve shqiptare dhe barra mund të jetë veçanërisht e rëndë për studentët dhe të rinjtë. Dy gjyqtaret vlerësuan se edhe vjelja e gjobave përpara vendimit përfundimtar mund të sillte pasoja të pariparueshme për personat e gjobitur.

Në arsyetimin e tyre, Bejtja dhe Xhaferllari kujtuan se protestat kishin vijuar për më shumë se 150 ditë dhe se një pjesë e konsiderueshme ishte zhvilluar në mënyrë paqësore. Ato vunë në dukje se gjatë kësaj periudhe pati incidente dhune si nga protestuesit, ashtu edhe nga punonjës të policisë. Në këtë kontekst, përqendrimi i masave kufizuese dhe ndëshkuese vetëm te protestuesit, sipas tyre, “krijon, prima facie, përshtypjen se akti normativ synon vetëm disiplinimin e tyre”.

Këtij shqetësimi i shtohej mungesa e masave që do të përcaktonin konkretisht përgjegjësinë e policisë për të garantuar zhvillimin paqësor të tubimeve.

Edhe gjyqtarja Marjana Semini votoi për një pezullim më të gjerë, duke kërkuar të ndalej përkohësisht edhe zbatimi i dispozitës që u lejon këshillave bashkiakë të caktojnë zona të tjera të mbrojtura. Sipas saj, hapësira që u lihej këshillave për të përcaktuar këto zona ngrinte dyshime për cenimin e vetë thelbit të lirisë së tubimit.

Çfarë ndryshon për protestat

Për protestën e 28 nëntorit, ndryshimi konkret është se policia s’mund të vendosë gjoba të reja prej 5 mijë lekësh. Eshtë hequr kështu një pengesë për qytetarët që duan të dalin në protestë, por mjetet kryesore të presionit mbeten ende në duart e qeverisë.

Policia ruan kompetencat e reja për të kufizuar tubimet dhe mund të vendosë gjoba që, për shkeljet e përcaktuara në akt, arrijnë deri në 500 mijë lekë. Siç vunë në dukje gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, “vetë mundësia e gjobitjes mund t’i dekurajojë individët të marrin pjesë në tubime”.

Pikërisht këtë efekt të paketës së Ramës shumica e Kushtetueses e la të paprekur. Ideja se policia ka ende në duar të gjitha mjetet dhe se masat e Ramës kanë në shënjestër qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij, mbetet ende. Bashkë me to mbetet edhe tendenca për t’i frikësuar protestuesit që para se t’i bashkohen një tubimi, duhet të peshojnë nëse mund ta përballojnë koston e gjobave apo jo.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dosja “Veliaj”/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit
Artikulli tjetër Përplasje në Bruksel për buxhetin 2 trilionë euro, BE shtyn vendimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.