KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?
AktualeEkonomiKryesoreOpinionPolitike

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 2:06 pm
150 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Erebara

 

Në vitin 2017, Turqia mbajti një referendum kushtetues ku ndryshimet transformuan presidencën e Turqisë në një presidencë ekzekutive, me pushtete të gjera edhe mbi sistemin e drejtësisë. Në një debat në një televizion shqiptar, një grua që mbulonte flokët, në një lloj solidariteti mes myslimanësh, mbështeti nismën e referendumit kontrovers në Turqi me argumentin se “edhe Shtetet e Bashkuara janë Republikë Presidenciale”.

Krahasimi mes Turqisë, një vend që ka kaluar nga diktatura ushtarake në formën e republikës parlamentare disa herë që nga themelimi i shtetit nga Ataturku, i cili ishte çlirimtari, themeluesi, babai i kombit dhe diktatori i parë e jetëgjatë, me Shtetet e Bashkuara, një vend që u themelua si demokraci nga Etërit Themelues, – pavarësisht të gjitha vërejtjeve që njeriu normal ka ndaj kësaj demokracie, nga historia e skllavërisë te e drejta jouniversale për të votuar, te pabarazia dhe te pushteti i stërmadh i pasunarëve si Trump apo Musk – ishte në fakt sikur të ta rrasnin me shpullë surratit në një tejkalim krejtësisht të pabesueshëm të ligjeve të logjikës.

Jemi gati tetë vjet pas dhe gjërat duket sikur nuk kanë ndryshuar. Erdogani vijon të jetë president, kësaj here me fuqi ekzekutive, ndërkohë që logjika ta do ndryshe. Dhe Rama në Shqipëri vijon të jetë kryeministër, në një kontekst krejt tjetër, krejtësisht të pakrahasueshëm me Turqinë e Erdoganit dhe po kaq të pakrahasueshëm me Gjermaninë e Angela Merkel.

Që Gjermania është e ndryshme nga Shqipëria, për këtë ma ha mendja bie dakord edhe vetë kryeministri, i cili së fundmi më shumë se një herë ka sugjeruar se jetesa në Gjermani është ku e ku më keq se sa në Shqipëri, por unë nuk po dua të merrem me ndryshimet e gjithëfarëllojshme; po dua të vë në dukje ndryshimet në sistemet kushtetuese, ndryshime që e bëjnë krahasimin e Turqisë së Ergodanit me Amerikën një gabim logjik dhe po kështu edhe krahasimin e Shqipërisë me Gjermaninë. Dhe meqë kryeministri Rama prej disa kohës është bërë me ligj të propozuar nga ai vetë edhe Kryetar i Këshillit Shkencor, ai me gjasa duhet ta dijë që bota e shkencës dhe e filozofisë ka një term për këto lloj krahasimesh të pavend apo gabimesh logjike. Quhet: post hoc ergo propter hoc.

Duke e lënë për herë tjetër shpjegimin se çfarë është një gabim logjik i llojit post hoc ergo propter hoc, le të merremi me ndryshimin thelbësor mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, apo, nëse më lejoni, mes Turqisë dhe Amerikës.

A e dini se si quhet forma qeverisëse e Republikës së Shqipërisë? Sipas Kushtetutës [Link], Shqipëria është “Republikë Parlamentare” dhe është gjithashtu “Shtet unitar dhe i pandashëm”. Ndryshe nga Shqipëria, Gjermania është Republikë Federale. Dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu Republikë Federale. Nëse ai socialisti i ri, petali i trëndafilit, do të kishte marrë arsimimin e duhur kushtetues, historik e ligjor, do ta kuptonte se çfarë ndryshimi dramatik në liri dhe në cilësi jetese sjell ndryshimi mes Shtetit Unitar dhe Republikës Federale. Dhe po kështu, mbështetësja shqiptare e Erdoganit tetë vite më parë nuk do të nxitonte të bënte krahasimin mes Turqisë, (gjithashtu një shtet unitar) dhe Shteteve të Bashkuara, në rastin e referendumit të vitit 2017.

Republika Federale është produkt i Thomas Jefferson dhe ne mundet, nga këndvështrimi i shqiptarit, ta shohim këtë personalitet të historisë amerikane si antidoti i Ndoc Rrokut. Unë kam dëgjuar gjëra se çfarë nënkuptohet në anë të ndryshme të Shqipërisë me termin “Ndoc Rroku”, gjë që nuk bën shumë sens që të ndalemi këtu. Por në instancë finale, sipas të gjitha gjasave, Ndoc Rroku është fenomen kryekëput shqiptar ndërsa Thomas Jefferson dhe leksionet e tij janë ajo çfarë Amerika mund t’i mësojë botës, përfshirë ndarjen e pushteteve, kufizimin dhe balancimin e pushtetit ekzekutiv nga legjislativi e mbikëqyrjen e këtyre të dyjave nga gjyqësori.

Nejse!

Për ta shpjeguar mund t’ju jap një shpjegim banal që u dha dikur para nja gjashtë dekadash nga Milton Friedman, kampioni i kapitalizmit që me gjasa, nën sfondin e administratës së sotme amerikane do të ngjante si një militant i ekstremit të majtë. Ta zëmë se nuk të pëlqen mënyra se si pushteti vendor apo shteti federal në të cilin jeton menaxhon ujërat e zeza nuk të pëlqen ty, shpjegoi Friedman. Ti mundet të ikësh në një bashki tjetër ose në një shtet tjetër. Ai tha se, dallimi mes republikës federale dhe shteteve unitare si Bashkimi Sovjetik është se, nëse qytetarit nuk i pëlqen një gjë në qeverisjen e një prej shteteve amerikane, mundet fare kollaj dhe pa ndonjë kosto të madhe as emocionale, as ekonomike dhe as sociale, të ikte te një shtet tjetër. Me pak fjalë, nëse nuk të pëlqen liberalizmi i Kalifornisë, mundet fare kollaj të shkosh të jetosh në Teksas. Nëse nuk të pëlqen progresivizmi i Nju Jorkut, mundet të shkosh në Utah e nëse të pëlqen diçka e ndërmjetme, ke një numër jo të vogël opsionesh se ku të shkosh të ndërtosh jetën tënde sipas pëlqimeve të tua.

Por nëse të gjitha pushtetet janë në duart e qeverisë qendrore dhe ajo nuk të pëlqen, ke praktikisht zero zgjedhje, të duhet të durosh ose të marrësh arratinë për në një shtet tjetër.

Ky lloj shpjegimi është i vlefshëm gjithashtu për Gjermaninë, ku me të vërtetë Angela Merkel ishte kancelare për 16 vjet. Ndërsa ajo ishte kancelare në qeverinë federale, të gjashtëmbëdhjetë shtetet përbërëse të Republikës Federale të Gjermanisë kanë secila politikën e vet, parlamentin e vet, qeverinë e vet dhe ligjet e veta. Merkel me të vërtetë ishte kancelare por pushteti i saj ishte i kufizuar nga Ligji Bazë [link], kushtetuta e Gjermanisë e cila e bën qeverinë qendrore përgjegjëse për fusha të tilla si Punët e Jashtme, Mbrojtja, Emetimi i Monedhës, Tregtia e Jashtme, Infrastruktura Kombëtare e gjëra të tilla madhore ndërsa të gjitha të tjerat, përfshirë planifikimin hapësinor, zhvillimin e ekonomisë, politikat sociale, shkollat e të tjera, janë në duart e këtyre shteteve, apo, siç njihen në Gjermani, Landeve. Nëse nuk të pëlqen politika liberale e qytet-shtetit të Berlinit, mundet fare kollaj të zhvendosesh në një land tjetër, politikat e të cilit të shkojnë më për fije. Dhe në çdo rast, ndonëse qeveria federale kontrollohej për 16 vjet nga Merkel, politikat e landeve kishin që të gjitha partitë e veta me parlamentet e veta dhe me politikën e vet, pa folur më tutje për pushtetin vendor, komuna dhe bashki, secila me këshillin e vet dhe me politikanët e vet.

Ndryshe nga Merkel, kryeministri shqiptar është përgjegjës për praktikisht çdo gjë. Shumica dërrmuese e buxhetit të shtetit menaxhohet nga ai. Dhe me ndryshimet e bëra prej tij në ligjin për urbanistikën, vetëm ai ka të drejtë të japë leje për çfarëdolloj ngrehine që një qytetar mund të dëshirojë të ndërtojë, në rast se ngrehina është më e madhe se sa 250 metra katrorë. Pra, nëse nuk të pëlqen mënyra se si një bashki menaxhon punët, nuk ke mundësi të ikësh në ndonjë  bashki tjetër, siç sugjeron Friedman, sepse po Ramën ke në secilën prej tyre.

Me pak fjalë, krahasimi i Ramës me Merkel dhe i Shqipërisë me Gjermaninë, njësoj si krahasimi i mbështetëses shqiptare të Erdoganit mes Turqisë së Erdoganit dhe Shteteve të Bashkuara të Thomas Jeffersonit, është asgjë më shumë se sa një post hoc ergo propter hoc.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali i mikrokredive, paratë e kredive të këqija u ‘investuan’ te BKT
Artikulli tjetër Ekrem Lluka nga Peja, investitor strategjik në Shëngjin; në Kosovë i pandehur për pastrim parash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.