KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 8:33 am
187 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dëshiron që baza ajrore e Bagramit në Afganistan të kthehet nën kontrollin amerikan, në një lëvizje që mund të ringjallë përfshirjen e SHBA-së në këtë shtet dhe rikthimin e këtij aseti strategjik që u humb gjatë tërheqjes kaotike të Perëndimit katër vjet më parë.

Duke folur përkrah kryeministrit britanik, Keir Starmer, më 18 shtator, Trump sugjeroi se administrata e tij po negocion me talibanët që forcat amerikane edhe një herë të marrin bazën jashtë Kabulit, e cila u braktis më 2021, pak para se talibanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit.

Ai tha po ashtu se vendndodhja strategjike e bazës, afër objekteve bërthamore në Kinë – shtet që ndan një kufi prej 92 kilometrash me Afganistanin – e bën atë veçanërisht të vlefshme.

“Po tentojmë ta rimarrim sepse ata kanë nevojë për gjëra nga ne. Ne duam që ta rimarrim atë bazë”, tha Trump gjatë konferencës së përbashkët për media me Starmerin në Britani. “Por, një nga arsyet pse ne e duam bazën është që, siç e dini, ajo gjendet vetëm një orë larg nga ku Kina prodhon armët e saj bërthamore”.

Trump nuk dha detaje se çfarë mund të kërkonin talibanët nga SHBA-ja dhe nuk është e qartë nëse po i referohej një plani real për ta rikthyer pronësinë e bazës së Bagramit apo cilat saktësisht ishin objektet kineze që ai përmendi.

Por, deklaratat e tij ishin pranimi i parë publik se negociatat mund të jenë duke u zhvilluar për rimarrjen e bazës dhe aseteve të tjera ushtarake amerikane që ranë në duart e talibanëve.

Pse është e rëndësishme baza e Bagramit?

Bagrami, që gjendet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit dhe ishte ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’50, ishte baza më e madhe e SHBA-së në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë okupimit 20-vjeçar të shtetit.

Gjatë konferencës më 18 shtator, Trump tha se Bagrami ishte një nga bazat ajrore më të mëdha në botë dhe kishte një nga pistat më të gjata të ndërtuara nga betoni i rëndë dhe çeliku.

Baza ka një pistë të gjatë 3.6 kilometra, e aftë të jetë mikpritëse e bombarduesve dhe aeroplanëve të mëdhenj transportues.

Trump kishte arritur një marrëveshje për tërheqje nga Afganistani nga fundi i mandatit të tij të parë presidencial. Por, më pas këto plane i vazhdoi presidenti Joe Biden më 2021. Trump vazhdimisht ka kritikuar pasardhësin e tij lidhur me menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani, kur SHBA-ja la pas mijëra armë dhe pajisje të tjera ushtarake dhe një kompleks të madh ku gjendej ambasada në qendër të Kabulit, e cila sot e kësaj dite mbetet bosh.

Pse Trump po fokusohet në armët bërthamore të Kinës?

Argumenti i Trumpit se Bagrami është një pikë e rëndësishme rajonale për shkak të afërsisë me Kinën nuk është diçka e re.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti amerikan pretendoi se Bagrami ishte nën kontrollin e Ushtrisë Popullore të Kinës dhe gjatë takimit të parë të kabinetit – pasi mori mandatin e dytë presidencial – ai tha se në planin e tij për tërheqje nga Afganistani “ne do të mbanim Bagramin… jo për shkak të Afganistanit, por për shkak të Kinës, sepse baza është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon raketat e saj bërthamore”.

Në atë kohë, ai pretendoi se Bagrami “tani është nën ndikimin e Kinës”.

Talibanët mohuan pretendimet dhe Kina tha se nuk ka prani ushtarake në Bagram.

Por, deklaratat e tij për ndërtesat bërthamore kineze duket se i referohen poligonit të testimeve bërthamore, Lop Nur, që gjendet 2.000 kilometra përtej kufirit, në rajonin veriperëndimor të Ksinjangut.

Kjo ndërtesë ishte vendi ku Kina testoi bombën e saj të parë bërthamore gati 60 vjet më parë dhe imazhet satelitore tregojnë se ka një zgjerim të ndërtesave dhe rrugëve përreth zonës që nga viti 2017. Ky vend nuk njihet si qendra ku prodhohen armët bërthamore, pasi besohet se prodhimi kinez është i përqendruar në pjesën qendrore të shtetit.

Kina me shpejtësi ka zgjeruar forcat e saj bërthamore në vitet e fundit, gjë që ka ngritur alarmin në Pentagon, i cili ka thënë se se Ushtria Popullore e Kinës ka rritur arsenalin bërthamor në 600 koka bërthamore deri në mesin e vitit 2024 – një rritje prej 20 për qind në vit.
A mund ta marrë Trump kontrollin e Bagramit nga talibanët?

Në deklaratat e tij të fundit, Trump nuk specifikoi se çfarë saktësisht parashikon për Bagramin, por deklaratat e tij vijnë në mes të një angazhimi në rritje mes talibanëve dhe të dërguarve amerikanë.

Uashingtoni ka mbajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga marrja e pushtetit nga talibanët, duke e kufizuar atë kryesisht në negociata për pengjet. Afganistani ka mbetur gjerësisht i izoluar në skenën botërore dhe ekonomia e tij po përballet me vështirësi për të tërhequr mbështetje të huaj dhe investime private.

Por, në një vizitë të rrallë të zhvilluar javën e kaluar, Adam Boehler, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për çështjen e pengjeve, u takua me ministrin e Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, në Kabul.

Zyrtarët talibanë po ashtu hodhën poshtë sugjerimin e Trumpit se SHBA-ja mund të rikthejë kontrollin mbi Bagramin, por ata e lanë të hapur mundësinë e bisedimeve për përmirësimin e raporteve.

“Pa pasur SHBA-ja ndonjë prani ushtarake në Afganistan, si Afganistani ashtu edhe SHBA-ja duhet të angazhohen me njëri-tjetrin dhe ata mund të kenë raporte politike dhe ekonomike të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta”, shkroi në rrjetet sociale, Zakir Jalaly, zyrtar i Ministrisë së Jashtme të talibanëve.

“Afganët nuk kanë pranuar kurrë praninë ushtarake të askujt gjatë gjithë historisë”, shtoi Jalaly. “Por, për lloje të tjera të angazhimit, të gjitha rrugët mbeten të hapura për ta”.

Zyrtarë të tjerë talibanë ishin më të ashpër në deklarimet e tyre publike.

Muhajer Farahi, një zëvendësministër taliban postoi një pjesë të një poezie në X: “Ata që dikur përplasën kokat e tyre në shkëmbinj bashkë me ne, mendjet e tyre ende nuk kanë gjetur paqe”.

Ai e përfundoi postimin e tij me “Bagram, Afganistan”.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ende nuk kanë bërë asnjë deklarim publik rreth Bagramit, ndërkaq zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha përmes një deklarate për gazetarë se Departamenti i Luftës “rishikon rregullisht se si departamenti do të përgjigjej për një sërë ngjarjesh në mbarë botën” dhe se “ne gjithmonë jemi të gatshëm të kryejmë çdo mision sipas udhëzimit të presidentit”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal
Artikulli tjetër A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë, shtet që sponsorizon terrorizmin?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.