KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse u anulua vizita e Marta Kos në Kosovë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse u anulua vizita e Marta Kos në Kosovë?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Pse u anulua vizita e Marta Kos në Kosovë?

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 12:12 pm
254 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit.

Profesor, Enver Bytyçi komentoi anulimin e vizitës së komisioneres së Bashkimit Europian, Marta Koss, në Kosovë, duke e lidhur atë me ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit.

Ai sugjeroi se, anulimi mund të ketë ardhur pas një bisede telefonike mes Koss dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe e sheh këtë si një mjet presioni ndaj qeverisë së Kosovës, madje edhe si formë ndëshkimi.

Bytyçi shton se veprime të tilla forcojnë imazhin politik të Albin Kurtit në elektorat, dhe shpreh dyshime për përputhshmërinë e këtij veprimi me politikën e Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Koss, ka njoftuar se nuk do ta realizojë vizitën e saj të planifikuar të kësaj jave në Kosovë. Shtyerjen e vizitës ajo e ka arsyetuar me situatën e ngërçit të krijuar nga moszgjedhja e presidentit të Republikës.

Por a e dini se çfarë besoj unë të ketë ndodhur?

Marta Koss është komisionerja më e dashur e kryeministrit të Shqipërisë, aq sa thoshte se “zgjedhjet e majit të vitit të kaluar në Shqipëri ishin të drejta dhe të ndershme”, kur edhe vetë Komisioni Europian nuk i ka quajtur të tilla, por shumë problematike e jo të ndershme. Prandaj nuk kam asnjë dyshim se vizita e saj është anuluar pas një bisede telefonike Rama-Koss! Si e tillë anulimi i kësaj vizite është mjet presioni për qeverinë e Kosovës, në mos edhe mjet ndëshkimi! Por siç thoshin plakat, kësi ndëshkimesh pastë Kosova! Nuk është ndëshkim pse Albin Kurtit nuk i jepet mundësia të shohë turinjtë e Marta Koss! Mekanizma si ky i përdor me krenari kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, gjithnjë në shenjë hakmarrjeje për Kosovën dhe besnikërie për Serbinë

Sa më shumë veprime si këto, aq më shumë forcohet në elektorat Albin Kurti! Yyyyp xhixhi! Megjithatë nuk e di nëse ky veprim i kësaj komisionereje është në pajtim me politikat ndaj të Kosovës të vendit të saj, Sllovesnisë!”, tha profesori.

 

Marrë nga Botasot.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet numri i shtetasve të huaj që hyjnë ilegalisht në Shqipëri
Artikulli tjetër Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.