KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2025 9:47 am
192 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në linjën e mesazheve të përsëritura gjatë verës, kryeministri Edi Rama targetoi të premten një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative, duke e akuzuar atë pa ofruar ndonjë evidencë se kishte marrë vendime kundër “interesit publik”. Sulmi në Facebook i adresohej gjyqtarit Klarent Demiri dhe kishte si objekt dy vendime të tij për masën e përkohshme të sigurimit të padisë lidhur me aksionin e verës së qeverisë për çlirimin e hapësirave publike.

Përmbajtja
Sulmi personal ndaj gjyqtarit Demiri nuk është një rast i izoluar. Më herët gjatë verës, kryeministri Rama targetoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli si “të padenjë” dhe gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu si “të pacipë”, në një ofensivë të re ndaj sistemit të drejtësisë që cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe ngre shqetësime për efekte të mundshme të frikësimit.Ndryshe nga dy institucionet e mësipërme, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, një organizëm vullnetar i gjyqtarëve, i tha BIRN përmes një deklarate të detajuar se po i përcillte me shqetësim të thellë sulmet e fundit ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative.Pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e tij nga ndikimi apo presioni politik nxitën një dekadë më parë një reformë të thellë në drejtësi, si një kusht për rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se pas kësaj reforme, është “sa absurde aq edhe kontradiktore” që të ketë sërish reagime të tilla të pakuptimta.
“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun?” insinuoi Rama përmes një postimi në Facebook, duke e shoqëruar mesazhin e tij me simbolin e një kocke.

“Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE,” shtoi ai.

Sulmi personal ndaj gjyqtarit Demiri nuk është një rast i izoluar. Më herët gjatë verës, kryeministri Rama targetoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli si “të padenjë” dhe gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu si “të pacipë”, në një ofensivë të re ndaj sistemit të drejtësisë që cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe ngre shqetësime për efekte të mundshme të frikësimit.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri qeveriset nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por të dyja këto institucione kanë bërë një vesh shurdh ndaj deklaratave të përsëritura të kryeministrit ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve të caktuar.

Edhe të premten, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësoi se nuk ishte rasti për të reaguar.

“Në këndvështrimin e këtij Këshilli, pyetjet duhet të drejtohen tek gjyqtari i medias apo Këshilli i gjykatës përkatëse, në bazë të rregulloreve të miratuara. Në këtë kuptim janë dhe unionet dhe shoqatat e gjyqtarëve të formuara,” iu përgjigj KLGJ pyetjeve të BIRN mbi çështjen.

“Nëse situata të tilla vazhdojnë, KLGJ vlerëson që të reagojë nëpërmjet deklaratave publike,” shtoi më tej.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ku punojnë dy gjyqtarët Demiri dhe Balliu, nuk kishte gjithashtu asnjë koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndryshe nga dy institucionet e mësipërme, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, një organizëm vullnetar i gjyqtarëve, i tha BIRN përmes një deklarate të detajuar se po i përcillte me shqetësim të thellë sulmet e fundit ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative.

“Për fat të keq, këto nuk përbëjnë raste të izoluara por po kthehen në një fenomen që po merr udhë në raportet ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe pushtetit politik,” deklaroi Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

“Pushteti gjyqësor nuk është i pakritikueshëm, por kur kjo kritikë kthehet në një sulm personal ndaj një gjyqtari të caktuar, e shoqëruar me gjuhë vulgare dhe për më tepër e artikuluar nga përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit, bëhet e papranueshme dhe meriton më së paku reagim mediatik nga organet që mbrojnë pavarësinë e gjyqtarëve si dhe organizimet vullnetare të tyre,” shtoi më tej Shoqata.

Pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e tij nga ndikimi apo presioni politik nxitën një dekadë më parë një reformë të thellë në drejtësi, si një kusht për rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se pas kësaj reforme, është “sa absurde aq edhe kontradiktore” që të ketë sërish reagime të tilla të pakuptimta.

“Afërmendsh, vendimi gjyqësor sjell pakënaqësi për disa a qoftë për shumicën, por linçimi publik i gjyqtarit, si mënyrë primitive reagimi ndaj këtij vendimi, është i refuzuar,” vlerëson Shoqata, e cila i konsideron deklaratat e kryeministrit si formë presioni jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe ndaj organeve që ushtrojnë kontrollin ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha i tha BIRN se nuk kishte një reagim pasi “sapo ishte kthyer nga jashtë dhe nuk e dinte përse bëhej fjalë”.

Ndërsa ish-magjistrati Elsion Sadiku i sheh deklaratat e kryeministrit jo vetëm si shkelje të rëndë të Kushtetutës, por në një kontekst më të gjerë të gjendjes së demokracisë në vend.

“Në këndvështrimin tim, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës… që po kryhet me vetëdije të plotë, sepse nuk ka kryeminstër në botë që nuk e njeh parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve,” tha Sadiku për BIRN.

“Jemi duke shkuar drejt autokracisë dhe të gjithë jemi fajtorë për këtë. Më së shumti, KLGj dhe KLP,” theksoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Baleare
Artikulli tjetër Turizmi i surprizave në Mal të Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.