KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Supremes: Arbitrar dhe i njëanshëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Supremes: Arbitrar dhe i njëanshëm
AktualeKomentPolitikeRajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Supremes: Arbitrar dhe i njëanshëm

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2025 9:22 am
283 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e një udhëzimi të saj administrativ, si dhe vendimin se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit.

Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.

Në një reagim për media, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

“Konkretisht, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri në detyrë apo ministrat në detyrë. Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, amendamente kushtetuese, projektligje të reja, strategji dhe koncept-dokumente – por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë”, tha Qeveria në detyrë.

Udhëzmi administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Por, sipas Qeverisë së udhëhequr nga kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, procedura për hartimin e këtij udhëzimi “kishte nisur më 20 nëntor 2024, në kohën kur Qeveria gëzonte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, gjë që i jep këtij akti nënligjor legjitimitet të plotë proceduror dhe substancial”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj”, tha ajo.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha në një reagim në Facebook se Gjykata Supreme e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Çdo vendim i marrë prej tyre pas 27 marsit është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën, si dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Po ashtu, Gjykata konfirmoi se anëtarët e Qeverisë nuk mund të marrin vendime, sepse teknikisht Qeveria aktuale nuk ka më mandat për t’i miratuar ato”, tha ai.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore.

Qeveria në detyrë tha se ndaj këtij vendimi do t’i shfrytëzojë “mjetet juridike në dispozicion për të kthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike”.

Ndaj vendimeve të Supremes mund të bëhet ankesë vetëm për shkelje të mundshme kushtetuese në Gjykatën më të lartë të vendit, Gjykatën Kushtetuese.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Egnatia turpërohet me 5 gola në Islandë dhe del jashtë Champions-it
Artikulli tjetër 870 milionë euro për të ‘zëvendësuar’ portin që iu fal Alabarit – rrugët e Shqipërisë në harresë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.