KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë
AktualeAnalizeBotaPolitike

Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 9:37 am
160 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tani e tutje, kancelari Scholz dhe kabineti i tij si qeveri në detyrë do të marrin pjesë vetëm në takime që janë absolutisht të nevojshme.  Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale të martën (25.03) pas thirrjes së Buundestagut të ri. Steinmeier vlerësoi qeverinë në largim për menaxhimin e krizës gjatë tre viteve e tre muajve të fundit. Ai kujtoi pandeminë e Coronës, luftën e agresionit rus kundër Ukrainës, sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe luftën pasuese të Gazës. “Si një qeveri federale, shpesh ju është dashur të veproni shumë shpejt dhe me vendosmëri,” tha Steinmeier. “Ata duhej të ecnin në një terren të panjohur dhe të kërkonin shtigje të reja”.

Dështimi i koalicionit trepartiak për buxhetin

Reagimi i qeverisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës në veçanti ishte “një akt i fuqishëm”, u shpreh presidenti gjerman. Qeveria arriti të përmirësonte aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë në plan afatmesëm me ndihmën e një fondi të posaçëm dhe bëri gjithçka për të siguruar furnizimin me energji në dimrin e parë të luftës. Së bashku me landet dhe komunat, ata bënë të mundur pranimin e refugjatëve të shumtë të luftës. “Kjo arritje e qeverisë suaj federale meriton respekt”, tha Steinmeier dhe i bëri thirrje Bundestagut të ri që “të debatojnë me njëri-tjetrin me respekt dhe në mënyrë konstruktive”.

Koalicioni trepartiak i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së u prish në fillim të nëntorit 2024 për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin. Scholz shkarkoi ministrin e Financave të FDP, Christian Lindner në atë kohë. Liberalët më pas u larguan nga koalicioni, vetëm ministri i Transportit Volker Wissing mbeti në qeveri si jopartiak. Gjermania kaloi në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt.

Është ende e paqartë se kur do të ketë një qeveri të re në Gjermani. Nëse bisedimet e koalicionit zhvillohen me sukses, Friedrich Merz dhe kabineti i tij mund të marrin certifikatat e emërimit në Pallatin Bellevue përpara Pashkëve.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vritet një person në Prishtinë
Artikulli tjetër OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.