KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria ka dështuar në transparencën mbi funksionarët publikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria ka dështuar në transparencën mbi funksionarët publikë
AnalizeKomentKryesorePolitike

Qeveria ka dështuar në transparencën mbi funksionarët publikë

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2024 8:35 pm
130 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ligji për të Drejtën e Informimit detyron autoritetet publike që të publikojnë të dhëna mbi pagën, arsimimin dhe kualifikimin e funksionarëve. Por një vëzhgim i Faktoje në faqet zyrtare të ministrive, konstaton se Qeveria duket se ka dështuar në përmbushjen e këtij detyrimi. Vetë kryeministri Rama nuk ka asnjë të dhënë për kabinetin e tij. Tre ministra Shteti nuk kanë ende një faqe zyrtare.

“Çdo vendim qeverie, çdo vendim institucioni, çdo pjesë e dokumentacionit të çdo marrëveshje, të çdo marrëdhënie kontraktuale që nuk hyn në atë hapësirën e ngushtë të konfidencialitetit, duhet të jetë publike… Dhënia e informacionit nuk duhet të diskutohet, nuk ka vend për diskutim, duhet thjeshtë dhe vetëm të zbatohet’, deklaroi kryeministri Edi Rama më 26 qershor të këtij viti, në fjalën e tij gjatë konferencës së gjashtë për të drejtën e informimit.

Në 2 shtator në paraqitjen e tij të parë në foltoren e parlamentit si kryetar i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi bëri të ditur se “Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i përket transparencës”.

Pak ditë më pas, në Asamblenë e Partisë socialiste, zoti Rama do të njoftonte se “do të bëhet publik së shpejti dhe do të shkojë deri në fund edhe projekti ynë i ri i Shqipërisë transparente, i cili do të shlyejë deri në fund borxhin që u kemi akoma qytetarëve tanë lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në kohë reale mbi vendimmarrjet tona në çdo nivel”.

Por ndërsa qeveria premton për ndërhyrje të reja që do të përmirësonin dukshëm transparencën e saj, vetë parashikimet e ligjeve ekzistuese jo gjithmonë vihen në jetë, ose ato, zbatohen sipas vullnetit apo dëshirës së çdo institucioni.

Ligji për të Drejtën e Informimit, në Nenin 7 “Kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë” parashikon ndër të tjera në pikën 1 se “autoritetet publike duhet të vënë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet “të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë…”

Situata

Faktoje bëri një verifikim të faqeve zyrtare të Qeverisë dhe 11 ministrive dhe 6 ministrave të Shtetit, duke analizuar vetëm kabinetet. I pari i cili nuk ka asnjë të dhënë për stafin e ngushtë që e rrethon, që nga shefi i kabinetit e këshilltarët është kryeministri Rama. Në faqen e qeverisë, në zërin Kryeministri, shfaqet vetëm një biografi e tij, dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që për Sekretarin e përgjithshëm, të dhënat ekzistojnë.

Ajo që i bashkon të gjitha institucionet është fakti, se përkundër detyrimit ligjor, nuk ka asnjë informacion mbi pagat e funksionarëve. Ndërsa për pjesën tjetër të të dhënave, vetëm 6 ministri kanë të publikuara anëtarët e kabinetit të ministrit, emrin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të dhënat për arsimin e kualifikimet, të përfshira në curriculum vitae të tyre.

Për pjesën tjetër, mangësitë janë thuajse të njejta. Diku mungon tërësisht emri i Sekretarit të Përgjithshëm, diku tjetër mungojnë të dhënat për anëtarët e kabineteve, ose ato janë të pjesshme.

Një ndër ministritë që nuk kanë shlyer detyrimet ligjore është ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Më problematikë shfaqen ministrat e Shtetit. Nga 6 prej tyre, 3 nuk kanë fare faqe zyrtare. Duke nisur që nga ministri për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla, te ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka apo dhe Ministrja e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin.

Mungon një faqe zyrtare e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edhe tre ministrat e tjerë të shtetit kanë mangësi në informacionin e ofruar, ku diku mungojnë këshilltarët, diku tjetër jepen vetëm emrat por të pa shoqëruar me arsimimin apo kualifikimet e tyre.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më, njëlloj për të gjithë
Artikulli tjetër Mediat turke: Pse Rama dëshiron të krijojë një shtet teokratik?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.