KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Qeveria mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 1:41 pm
208 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër.

“Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha Rama audiencës, ndërsa Blair ishte në rolin e prezantuesit. “Dhe përpara se ta njihja [Blair], ai ishte modeli dhe frymëzimi im për të hyrë në politikë…,” shtoi ai.

Por lidhjet mes ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk janë vetëm politike.

Prej janarit të vitit 2024, organizata e themeluar prej tij, Tony Blair Institute, ka hapur një degë biznesi në Shqipëri  dhe ofron konsulencë për qeverinë shqiptare përmes kontratave që mbahen sekret.

“Tony Blair Institute for Global Change” [Instituti Tony Blair për Ndryshim Global] është një organizatë e themeluar nga ish-kryeministri Blair në vitin 2016 dhe punon aktualisht me liderët e 45 vendeve të botës.

Dega në Shqipëri e Tony Blair Institute drejtohet nga David Stephenson, ka të regjistruar tetë punonjës dhe për vitin e parë të aktivitetit ka deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të ardhura në vlerën e 9.1 milionë lekëve [rreth 94 mijë euro].

Në katin e tretë të “Torre Drin”, e deklaruar si adresa zyrtare e Institutit, nuk gjendet asnjë punonjës i saj, ndërsa zyrat përdoren nga një kompani kontabiliteti që ka për klient edhe “Tony Blair Institute – Albanian branch”.

Nga të dhënat publike është e paqartë se çfarë shërbimesh konkrete ofron kjo kompani për qeverinë shqiptare dhe sa do t’u kushtojnë taksapaguesve këto shërbime.

Nga postimet publike të Tony Blair Institute duket se puna e tij lidhet më ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por kjo agjenci mohoi të kishte një kontratë për kushtet e bashkëpunimit.

“Kontrata është me Këshillin e Ministrave dhe AKSHI si agjenci varësie, përfiton nga ekspertiza e Institutit në fjalë,” deklaroi AKSHI në një përgjigje me shkrim për BIRN.

Këshilli i Ministrave nuk e vuri në dispozicion kontratën deri në publikimin e këtij shkrimi dhe zyra e shtypit nuk u përgjigj një kërkese për të sqaruar marrëdhënien e konsulencës me Tony Blair Institute.

Vetë Rama u mburr në korrik për asistencën që ky Institut po ofronte për krijimin e një strukture të re organizative në Bashkinë e Tiranës – një model sipas tij që do të adaptohej edhe nga bashkitë e tjera, por ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku  saktësoi për BIRN se konsulenca në Bashkinë e Tiranës po ofrohej nga një tjetër kompani britanike e quajtur ‘Delivery Associates’.

“Delivery Associates” është një firmë konsulence e themeluar në vitin 2013 nga Sir Michael Barber – një bashkëpunëtor i Tony Blair dhe pjesë e administratës së tij në vitet 2001-2005.

Marrëveshja me “Delivery Associates” u trumbetua në verën e vitit 2024 nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si një auditim i punës së bashkisë, por kontrata dhe kostoja e këtij shërbimi nuk u bënë asnjëherë publike.

Mazniku i tha BIRN se raporti që “Delivery Associates”  ka bërë për bashkinë e Tiranës është ‘cilësor’ dhe udhëzimet do të përdoren edhe nga bashkitë e tjera ‘pa kosto’ për to dhe as për qeverinë.

Agjencia për Media dhe Informim nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse ishte gafë e kryeministrit faturimi i punës së bërë nga Delivery Associates për Tony Blair Institute apo kishte një lidhje mes punës së tyre për qeverinë dhe për bashkinë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës refuzoi të vinte në dispozicion kontratën me “Delivery Associates” me pretendimin se “sektori i Arkivit… konstatoi mungesë të të dhënave të nevojshme për identifikimin e dokumentacionit”. Në mënyrë absurde, Bashkia i kërkoi BIRN që t’i vinte në dispozicion numrin dhe datën e protokollimit të dokumentit për ta identifikuar atë.

Gjithashtu, Tony Blair Institute, Delivery Associates dhe drejtoresha e kësaj të fundit për Europën, Anna Sakiqi nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Edhe punët e mëparshme të ish-kryeministrit Tony Blair në Shqipëri janë mbuluar nga mungesa e transparencës.

Blair ka këshilluar qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016, por puna e tij në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht. Ndërkohë, studioja ligjore e bashkëshortes së tij, Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore
Artikulli tjetër Si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.