KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria miraton këtë javë uljen 20% të akcizës për karburantet, kur çmimet rriten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria miraton këtë javë uljen 20% të akcizës për karburantet, kur çmimet rriten
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionPolitikeSociale

Qeveria miraton këtë javë uljen 20% të akcizës për karburantet, kur çmimet rriten

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 1:00 pm
179 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë nesër një akt normativ që parashikon uljen e përkohshme të akcizës për benzinën dhe naftën, si përgjigje ndaj rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare, të reflektuara në tregun vendas. Sipas Financave, ndërhyrja në ligjin për akcizat synon të mbrojë konsumatorët dhe bizneset nga efektet e drejtpërdrejta të krizës së shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat kanë çuar në një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet globale. Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave ka shpallur edhe situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, duke aktivizuar mekanizma emergjentë ndërhyrjeje.

Ekofin.al mëson se masa e propozuar e cila do të miratohet ditën e nesërme parashikon që, në rastet kur çmimi i shitjes me pakicë i përcaktuar nga Bordi i Transparencës kalon mbi 200 lekë/litër për benzinën dhe 220 lekë/litër për naftën, niveli i akcizës të ulet në 80% të nivelit aktual, pra një ulje me 20%.

Për vitin 2026, marrë në kondideratë edhe indeksimin, niveli aktual i akcizës së gazoilit (naftës) dhe benzinës është 39.37 lekë/litri. Sipas propozimit me këtë akt normativ, niveli i akcizës do të jetë 31.5 lekë/litri për të dy produktet. Por kjo masë hyn në fuqi automatikisht vetëm nëse çmimi total i tregtimit me pakicë kalon mbi 200 lekë/litri për benzinën dhe 220 lekë/litri për naftën.

Sipas llogaritjeve, marrë në konsideratë çmimin e karburanteve në tregtimin me pakicë në ditën kur hyri në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pra data 20 Mars 2026, kjo përkthehet në një ulje prej rreth 7.9 lekë/litër vetëm nga akciza, ndërsa efekti total në çmim, përfshirë edhe uljen e TVSH-së, arrin në rreth 9.45 lekë/litër.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së çmimeve, që përfshin elementë si çmimet ndërkombëtare FOB Med, kursin e këmbimit, taksat dhe marzhet e tregtimit, rezulton se në momentin e shpalljes së situatës së veçantë, çmimi tavan i gazoilit arrinte në 226 lekë/litër dhe ai i benzinës në 196 lekë/litër.

Kjo situatë ka shtyrë qeverinë të ndërhyjë me një paketë të dyfishtë masash: fillimisht përmes vendosjes së çmimeve tavan nga Bordi, ku marzhi i fitimit nuk mund të jetë më shumë se 3 lek për shitjet me shumicë dhe deri në 12 lek për ato me pakicë dhe tani përmes lehtësimit fiskal me uljen e akcizës.

Akti normativ ka karakter të përkohshëm dhe do të jetë në fuqi vetëm gjatë periudhës së situatës së veçantë, pa krijuar efekte afatgjata në politikën fiskale.

Financat bëjnë me dije se kjo masë e përkohshme nuk mund të llogaritet se çfarë ndikimi do të ketë në buxhet për shkak të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet argumentojnë se humbja nga ulja e akcizës pritet të kompensohet pjesërisht nga rritja e të ardhurave nga TVSH-ja, si pasojë e çmimeve më të larta të importit.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian, po detyrohet të përdorë instrumente të përkohshme fiskale dhe rregullatore për të amortizuar goditjen e çmimeve të energjisë mbi ekonominë dhe konsumatorët.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti konfidencial në SHBA zbulon lidhjen e Delphos, ku Behxhet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës
Artikulli tjetër Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.