KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i jep monopolin e armëve dhe mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Rama i jep monopolin e armëve dhe mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet
KomentKorrupsionKryesorePolitikeZhvillim

Rama i jep monopolin e armëve dhe mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2025 6:47 pm
362 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Izraeliti Ron Yeffet ka hyrë masivisht në sektorët më të fuqishëm të ekonomisë shqiptare: energji, transport, resorte turistike, teknologji digjitale, dhe së fundmi edhe në industrinë e armatimeve. Të gjitha këto i ka fituar me vendime të qeverisë dhe me bekimin personal të Edi Ramës.

Në gusht 2025, Yeffet mori monopolin e armatimeve dhe automjeteve ushtarake, përmes kompanisë turke “Timak Defence”, si ortak 80% në shoqërinë shtetërore “KAYO sh.a.”. Për publikun, kjo u paraqit si një marrëveshje ndërkombëtare. Por dokumentet tregojnë se Yeffet është mik personal i kryeministrit dhe sekser i aferave të tij të errëta.

Lidhjet e tij shkojnë edhe më tej: Yeffet rezulton ortak në disa kompani me Sinan Idrizin, i njohur për mashtrime ndërkombëtare, pastrim parash dhe afera të trafikut. Në vitin 2018, të dy bashkë, përmes kompanisë “Mifol Inert sh.p.k.”, shfrytëzuan zhavorrin dhe çakëllin e lumit Vjosë pa leje, për ndërtimin e pistës së aeroportit të Vlorës.

Po atë vit, Idrizi krijoi “MDN Investment sh.p.k.” për ndërtim aeroportesh dhe menaxhim terminalesh. Vetëm pak muaj pas themelimit, aksionet u shitën formalisht te bashkëshortja dhe vajza e tij, Najada dhe Rejana Idrizi, si dhe te Yeffet. Më pas, përmes shit-blerjeve fiktive, kompania kaloi sërish nën kontrollin e familjes Idrizi, duke mbetur e lidhur direkt me “Air Albania”, projektin e famshëm të çarterit të Ramës.

Skema është e qartë: kompani fantazmë, shit-blerje aksionesh brenda familjes dhe transferime te sekserë ndërkombëtarë si Yeffet, për të mbuluar pastrimin e parave dhe për të fshehur pronësinë reale.

Pas shumë denoncimeve publike me dokumente, pyetja është e vetme:

A do të nisë SPAK hetimin për këtë rrjet korrupsioni dhe pastrimi parash? Apo Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet do të mbeten të paprekshëm, sepse janë pjesë e klanit dhe aferave të Edi Ramës?

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës
Artikulli tjetër Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.