KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama përballë drejtësisë që reformoi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama përballë drejtësisë që reformoi
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Rama përballë drejtësisë që reformoi

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 9:00 am
9 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tentativa e tretë e dështuar e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për liri, i cili prej 19 muajsh drejton kryeqytetin nga qelia, u komentua nga kryeministri Edi Rama menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideroi rastin të paprecedentë, madje unik në historinë evropiane. Kryetari i zgjedhur i një qyteti, sipas tij, mbahet në burg, ndërsa vijon të jetë në detyrë.

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtas nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq”, shkroi Rama.

Erion Veliaj mbahet në burgun e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, nën akuzat e SPAK-ut se ai dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro para publike, të cilat, sipas akuzës, janë përdorur për bizhuteri e veshje dhe janë kanalizuar përmes një rrjeti organizatash jofitimprurëse.

Këto, së bashku me 13 akuzat e ngritura nga SPAK-u, bënë që Gjykata e Lartë të rrëzonte kërkesën për zbutjen e masës së arrestit dhe të linte Veliajn në qeli. Por vendimi i gjykatës dukshëm nuk gjeti mbështetjen e kryeministrit.

Rama mbështeti kërkesën për lirimin e kryesocialistit të Tiranës, duke e përligjur këtë qëndrim me kostot që, sipas tij, burgosja e Veliajt po i shkakton kryeqytetit dhe qytetarëve.

“Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”, shkruan Rama.

Por qëndrimi i Ramës në këtë rast nuk është i njëjtë me atë që kryeministri ka përsëritur prej vitesh: se ai nuk i komenton vendimet e gjykatave.

“Rastet unike” në botë të qeverisë Rama

“Vendimi i sotëm nuk komentohet, vetëm respektohet”, do të deklaronte Edi Rama në fundpranverën e vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit shtëpiak për Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit.

Në vitet që pasuan, kjo u kthye në një togfjalësh të përsëritur nga kryeministri, sa herë që drejtësia merrte vendime që preknin zyrtarë të lartë socialistë.

Ky qëndrim u bë edhe më i prerë pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një përpjekje për të përcjellë mesazhin se proceset gjyqësore përbënin një proces të pavarur jashtë influencave politike.

Ndërsa reforma në drejtësi zinte një vend qendror në fjalimet e kryeministrit si një prej arritjeve kryesore të qeverisjes së tij, rritja e numrit të zyrtarëve të lartë që po përballen me drejtësinë duket se po e sfidon gjithnjë e më shumë këtë narrativë.

Ditën e sotme, ai sërish e rikujtoi këtë rregull.

“Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nënshtrohem gjithnjë këtij rregulli, madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë”, tha ai.

Megjithatë, ndryshe nga ç’kërkon rregulli, ai e komentoi, dhe ky nuk ishte rasti i vetëm që kryeministri shkeli rregullin e vënë vetes.

Në shkurt 2026, ndërsa SPAK-u kërkoi heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nën dyshimet për kryerjen e katër veprave penale, Edi Rama doli publikisht kundër veprimit të Prokurorisë së Posaçme.

Çështja “Balluku”, pas zvarritjeve disamujore dhe dështimeve të mbledhjeve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, mbërriti edhe në Gjykatën Kushtetuese, pas një ankimi të depozituar nga vetë kryeministri.

Edhe këtë herë, argumenti i përdorur për të përligjur ndërhyrjen ishte “interesi publik”, ndërsa masa e SPAK-ut për pezullimin e Ballukut nga funksioni i ministres u cilësua nga Rama si “rasti i pandodhur kurrë në botë”.

“Një masë absurde, që siç e kemi shpjeguar më parë, pezulloi faktikisht funksionin, jo thjesht personin, prandaj edhe nuk ka ndodhur kurrë dhe askund tjetër në botë, një budallallëk i kësaj natyre”, deklaroi Rama.

Me shtimin e viteve dhe të zyrtarëve të lartë që përballen me drejtësinë, duket se respektimi i rregullit të kryeministrit për të mos komentuar vendimet gjyqësore po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Kjo duket se ka impaktuar edhe narrativën e kryeministrit kundrejt sistemit të drejtësisë. Ajo që për kryeministrin ishte “meritë ekskluzive e vullnetit të tij politik”, në kundërshtimet për rastin Balluku, kërkesat e gjyqtarëve i cilësoi si “marrëbëzëri”, “skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues” e madje një vendim në favor të tyre do të ishte një “turp kombëtar”.

Në qëndrimet e tij të fundit, Rama ka mbajtur një qëndrim kundërshtues edhe ndaj ngërçit të krijuar me pagat e magjistratëve.

Ai ka kundërshtuar vendimmarrjen e KLGJ-së dhe KLP-së për zbatimin e formulës së re të pagave, duke e cilësuar atë si një vetëautorizim institucional të paligjshëm dhe duke argumentuar se askush nuk mund ta urdhërojë Parlamentin se si duhet të votojë.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson

Sindikata e punonjësve të transportit protestë para Bashkisë së Tiranës

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?
Artikulli tjetër Narrativat para vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 16 Shtator, 2026
Kompanitë guaskë në krye të skemave të pastrimit të parave
Analize Finance Fokus Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.