Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të përbashkët me drejtorët e bashkisë Tiranë, deputetët aktual dhe ata të dalë nga 11 Maji.
Ndryshme nga ajo çfarë ndodhi me drejtorët e bashkisë Vlorë, Rama nuk ka shpalosur ndonjë ankesë për drejtoret e bashkisë Tiranë.
Ka kërkuar bërjen kujdes me mirë-funksionimin e trotuareve duke theksuar se Tirana s’mund të bëhet si Vlora.
Këtë e ka ilustruar me shembullin e një zyrtari të bashkisë Vlorë i cili kishte legalizuar trotuar në funksion të biznesit të familjes.
IMT dhe INUV citohet të ketë deklaruar Rama duhet të jenë në lartësinë e duhur. Kryeminsitri ka vlerësuar punën e Elona Lalaj drejtores së re të policisë bashkiake Tiranë duke theksuar se ka rënë numri i ankesave.
Porositë e lëna dhe zbatimi do të diskutohen në një takim të ngjashëm pas dy javëve.
Marrë nga Top Channel