KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Redaktori amerikan: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Redaktori amerikan: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar
KryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Redaktori amerikan: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 9:30 pm
146 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Media e njohur amerikane vijon prej ditësh të publikojë fakte tronditëse të bashkëpunimit të Edi Ramës dhe George Soros në gllabërimin e parave të taksapaguesve amerikanë, fondet e USAID, dhe kapjen e reformës në drejtësi në Shqipëri për llogari të kryeministrit shqiptarë, i cili e përdori drejtësinë për të përndjekur kundërshtarët politikë.

Më poshtë pjesë nga dokumentari i Washington Examiner:

Lee Zeldin (ish-kongresist republikan i Nju Jorkut): A keni pasur ju ose dikush në emrin tuaj ndonjë komunikim me zotin Soros, ose me dikë që vepron në emrin e tij?

Anthony Blinken (Ish-sekretar shteti i SHBA): Nuk kam pasur. Nuk mund të flas për të gjithë Departamentin e Shtetit, por unë nuk kam pasur.

Tiana Lowe Doerscher (gazetare ekonomie e Washington Examiner): Ndonëse Tony Blinken mohoi se kishte kontakt me familjen Soros, anshmëria kundër Berishës u bë e qartë nga zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane që kërkonin të avanconin interesat e familjes Soros dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Qeveria amerikane thotë se, ndërsa ishte ende në FBI, McGonigal punoi me një ish-oficer të inteligjencës shqiptare dhe një shqiptar të punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe bëri që FBI të hetonte një qytetar amerikan që lobonte kundër partisë politike të kryeministrit.

IV. ROLI I RAMËS

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Ndërsa ishte ende një zyrtar në detyrë i FBI-së, McGonigal u afrua me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij dhe po jepte premtime që, në këmbim të donacioneve të mëdha në para, nga të cilat Rama, si socialist, përfitoi një pjesë dhe McGonigal një tjetër, ai u garantonte biznesmenëve shqiptarë mbrojtje nga sanksionet. Nëse Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione për parregullsi financiare, ai pretendonte se mund t’i shmangte ato. Kjo është një histori e pabesueshme. Një zyrtar i lartë i FBI-së ndodhet në zyrën e Ramës, në kryeministri, duke u ofruar mundësinë që të ndikojë në qeverinë amerikane në këmbim të miliona eurove. Ku përfunduan këto para, askush nuk e di. Departamenti i Drejtësisë nuk e hetoi thellë çështjen. Ata e akuzuan dhe McGonigal-i pranoi se kishte marrë një donacion prej 225,000 dollarësh në para nga një operativ i shërbimeve sekrete shqiptare që punonte me të.

Sali Berisha: Me 15 shkurt, Charles McGonigal duhej të dënohej në një gjykatë të Uashingtonit për çështjen shqiptare…

Tiana Lowe Doerscher: Me 15 shkurt 2024.

Sali Berisha: Për një pagesë të Edi Ramës ndërsa  ishte në detyrë.

Për habinë e madhe të të gjithëve, me 16 shkurt, Anthony Blinken bëri një vizitë të papritur në Tiranë. Ai nuk takoi askënd nga opozita. Ai u shfaq në një konferencë shtypi me Edi Ramën.

Anthony Blinken: Së bashku, edhe kur kohët janë të vështira, edhe kur përballemi me sfida. Dhe kjo është diçka që nuk mund t’ju them sa shumë e vlerësojmë dhe e çmojmë. Është një tribut për këtë vend dhe për miqësinë që kemi. Dhe është një tribut për kryeministrin, i cili është një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara.

Sali Berisha: Të nesërmen, Charles McGonigal u dënua me dy vjet e katër muaj për korrupsion nga Edi Rama dhe për tradhti ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara.

Tiana Lowe Doerscher: Akoma më sistematike janë lidhjet e Ramës me trafikun e drogës në Shqipëri. Saimir Tahiri, ministër i brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dha dorëheqjen për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët u përpoq të bllokonte arrestimin e Tahirit për trafik droge, por ai u dënua për shpërdorim detyre. Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafaj, gjithashtu dha dorëheqjen për shkak të akuzave për përfshirje në trafikun e drogës, pasi vëllai i tij u dënua nga një gjykatë italiane për këtë aktivitet. Dhe Olsi Rama, vëllai më i vogël i kryeministrit, i cili ka punuar për OSF nga viti 1993 deri në 1997, u hetua nga forcat e rendit për lidhjet e tij të ngushta me trafikun e paligjshëm të drogës. Rama pranoi se kishte udhëtuar me makinë me një trafikant të dënuar për shpërndarje kokaine, por SPAK njoftoi në fund të vitit 2024 se hetimet nuk kishin gjetur prova që vërtetonin kriminalitetin e Ramës.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Ëashington Examiner): Praktikisht, Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar, të cilat po përhapen në të gjithë Europën, duke kontrolluar tregtinë jashtëzakonisht fitimprurëse të drogës dhe dhunën që shoqëron këtë aktivitet.

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Disa nga këto lidhen me lidhjen Blinken-Soros. Kjo duhet të jetë një e vërtetë. Mendoj se pjesërisht kjo është një afinitet ideologjik, në kuptimin që ajo që Rama dhe socialistët e tij po bëjnë në Shqipëri, me shumë ndihmë nga Sorosi dhe OSF-ja, është në përputhje me agjendën e Partisë Demokratike të SHBA-së.

Dhe nëse do të spekuloja, do të thosha se Shqipëria është bërë një vend tejet i korruptuar, një narkoshtet, dhe atje derdhen shuma të mëdha parash të paligjshme. Burime të besueshme më thonë se shërbimet sekrete amerikane kanë qenë në dijeni për vite me radhë për përfshirjen personale të Ramës në aspekte të krimit shtetëror, për të mos e quajtur ndryshe. Kjo është raportuar, dhe lidhjet midis liderëve të trafikantëve të drogës së Ekuadorit dhe qeverisë socialiste në Tiranë janë dokumentuar. Shërbimet sekrete amerikane e dinë mirë këtë. Dhe administrata Biden ka treguar qartë se kjo nuk përbën problem për ta.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Washington Examiner): Ka raportime për zyrtarë të lidhur me Ramën, zyrtarë shumë të lartë, që kanë takuar anëtarë të kartelit Sinaloa, një organizatë jashtëzakonisht e dhunshme dhe e fuqishme e trafikut të drogës në Meksikë.

Praktikisht, kemi një njeri që administrata Biden e përshkruan si një lider të madh kur në të vërtetë është një bos droge.

 

Marrë nga Washington Examiner

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gazetarja e Fox News ngre pyetje mbi mbështetjen që Soros i jep Edi Ramës
Artikulli tjetër Media amerikane plas bombën: USAID i dha 270 milionë dollarë një OJQ-je të Soros-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.