Kryeministri ishte i pari që sfidoi opozitën duke propozuar një Parlament më të vogël në numra, por demokratët i mbyllin derën idesë së Edi Ramës, para se ajo të shkojë në tryezën e reformës.
Para ndryshimeve kushtetute te vitit 2020, dy partitë e mëdha kanë qenë lokomotivat e koalicioneve me shume vagonë.
“Shqiptarët duhet ta dinë se nëse po votojnë një koalicion të opozitës apo mazhorancës, cilën parti do të votojnë. Mbi bazën e votës që merr secila parti të marrë dhe numrin e mandateve. Pra të mos jetë numri i mandateve të partive çështje marrëveshjesh, por një lloj liste e hapur për partitë politike”, tha Bylykbashi.
Loja për ndryshimin e rregullave elektorale është hapur. Demokratët kërkojnë që Kushtetuta të preket për t’i hapur rrugë një sistemi të ri elektoral.
“Ky sistem siç është, ky duhet të iki menjëherë. Nëse do duhet të jetë sistem kombëtar, proporcional kombëtar, apo një sistem që ka komponent mazhoritari brenda apo çfarë, është çështje diskutimi i gjerë”, u shpreh ai.
Objekt i punës së komisionit të reformës nuk do jenë vetëm propozimet e partive politike, por dhe rekomandimet e OHDIR.
Marrë nga TCH