KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Republika e ortakëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Republika e ortakëve
KorrupsionKryesoreOpinionPolitikeSociale

Republika e ortakëve

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 2:07 pm
121 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

 

Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:

“Kur dolën nga burgu, Marsel Skendo (milioneri i parë), Fatos Nano (politikani) dhe Nehat Kulla (i forti), e ruajtën miqësinë, por secili shkoi në punën e vet. Nuk u bënë kurrë ortakë. Prandaj edhe vdiqën secili në krevatin e vet. Sot gjërat kanë ndryshuar, zotëri. Janë bërë të gjithë ortakë…”

Ndonëse në këtë përshkrim ka një lloj romantizimi të së shkuarës, mesazhi godet saktësisht në nervin e realitetit tonë.

Dikur kufijtë ishin më të qartë: politikani merrej me politikë, biznesmeni me biznes dhe i forti me punët e veta. Mund të takoheshin, të ndihmonin apo të sajdisnin njëri-tjetrin, por rrallëherë shkriheshin në një qenie të vetme.

Sot, këta kufij janë fshirë.

Biznesmeni kërkon të bëhet ligjvënës, politikani synon të bëhet biznesmen, ndërsa eksponenti i botës së krimit nuk mjaftohet më me hije. Ai kërkon t’i ketë të dyja rolet njëkohësisht. Në këtë amalgamë nuk ka më vijë ndarëse mes atij që shkruan ligjin, atij që grumbullon paratë dhe atij që duhet të garantojë rregullat.

Kur të gjithë bëhen ortakë, askush nuk mbetet arbitër.

Prandaj zemërimi që po shohim sot në Shqipëri është më i thellë se një protestë kundër një projekti, një qeverie apo një elite të caktuar. Ai buron nga ndjesia mbytëse se tavolina është bërë tepër e vogël dhe karriget rreth saj janë zënë prej kohësh nga të njëjtët njerëz.

Në një nga komentet më domethënëse për protestat e javëve të fundit, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vërejti se protestuesit “nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre”. Sipas tij, ata janë qytetarë të revoltuar nga “trajtimi i atdheut si plaçkë, të vetëdijshëm për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar”.

Kjo ndoshta shpjegon më mirë se çdo sondazh apo analizë arsyen pse protesta po reziston: ajo ushqehet nga bindja se problemi nuk qëndron te një vendim i vetëm, por te mënyra se si janë ngjizur marrëdhëniet e pushtetit, parasë dhe krimit në vend.

Nëse dje shqetësimi ishte se politika kontrollonte ekonominë, sot alarmi është më i madh: politika, biznesi, media dhe krimi perceptohen nga shumë qytetarë si pjesë të të njëjtit ekosistem.

Po nesër?

Nëse kjo përzierje vazhdon, e nesërmja do të prodhojë më pak konkurrencë, më pak meritë dhe më pak besim. Kushdo pranon të humbasë në një garë të ndershme, por askush nuk pranon të futet në lojë kur fituesi dihet para se të fryhet bilbili.

Por ekziston edhe një rrugë tjetër.

Presioni publik, drejtësia dhe një brez qytetarësh që po zgjohet mund t’i rivendosin kufijtë e fshirë. Jo për t’i kthyer gjërat te e shkuara, por për të ndërtuar një kod të ri bashkëjetese: ku biznesmeni fiton në treg përmes aftësisë, politikani në zgjedhje përmes votës dhe askush nuk fiton më përmes frikës.

Giulio Andreotti thoshte se eksperienca është thjesht shuma e herëve që të kanë mashtruar në jetë.

Nëse ky përkufizim qëndron, atëherë Shqipëria e vitit 2026 është një vend me eksperiencë të jashtëzakonshme.

Pyetja që shtrohet sot është nëse kjo eksperiencë do të na shërbejë për të ndryshuar të ardhmen, apo do të mbetet thjesht një tjetër histori për t’u treguar nëpër tryeza, ndërsa Republika e Ortakëve vazhdon punën…

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025
Artikulli tjetër Shpërthen impianti më i madh i gazit në Katar, të paktën 13 të vdekur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.