KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro
AnalizeEkonomiPolitikeRajoniSociale

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2025 10:38 am
282 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut, një paketë masash me vlerë 1.6 mld euro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Greqia ka kaluar nga kriza në stabilitet, duke ulur papunësinë, rritur investimet dhe turizmin, dhe duke rikthyer besimin ndërkombëtar.

Mitsotakis tha se prioriteti mbetet mbështetja e të ardhurave të qytetarëve përballë rritjes së kostos së jetesës, por pa kompromentuar stabilitetin fiskal.

Ndër masat kryesore janë ulja e normave tatimore me 2 pikë për të gjithë dhe ulje shtesë për familjet me fëmijë, si dhe tatim zero për të rinjtë deri në 25 vjeç me të ardhura deri në 20 mijë euro.

Deri në moshën 30 vjeç, tatimi ulet nga 22% në vetëm 9%. Përfitimi për të gjitha këto katigori do të jetë nga 400 deri në 4100 euro në vit.

Në një prej aspekteve të luftës ndaj rritjes së çmimeve të banesave ai tha se qeveria greke planifikon ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në ish-repartet ushtarake për qytetarët pa banesë, si dhe normë më të ulët 25% për qiratë nga 12.000- 24000 mijë euro.

Në fshatrat me më pak se 1.500 banorë, taksa mbi banesën e parë, ENFIA, do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht një vit më pas, ndërsa në ishujt e vegjël kufitarë do të ketë ulje të TVSH-së me 30%.

Një tjetër masë është rritja e pagave për mbi 151.000 pjesëtarë të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësve, rojes bregdetare si dhe diplomatëve. Për pensionistët, diferenca personale do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht në 2027, duke sjellë përfitime për qindra mijëra qytetarë.

Mitsotakis theksoi se Greqia nuk do të bëjë kurrë kompromis me sigurinë kombëtare dhe rolin e saj në Europë, ndërsa paralajmëroi katër reforma afatgjata deri në vitin 2030: një diplomë të re kombëtare për arsimin, një sistem shëndetësor publik të përmirësuar, modernizimin e urbanistikës dhe kadastrës, si dhe një hartë të re energjetike kombëtare.

“Unë nuk jap premtime boshe dhe as para që nuk ekzistojnë. Jap vetëm plane konkrete për zhvillim, me synimin që në vitin 2027 vendi të hapë një kapitull të ri, edhe më të suksesshëm”, u shpreh ai.

Ndërkohë pasditen e së shtunës janë zhvilluar mitingje proteste antiqeveritare në Selanik nga gjithë sindikatat e vendit, ndërsa në qytetet e tjera dhe në Athinë ka pasur protesta për tragjedinë e trenave dy vjet më parë, ku humbën jetën 57 persona.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po përqendrohet ekonomia në Tiranë – Durrës
Artikulli tjetër Sabalenka, ‘Mbretëresha’ e US Open për të dytin sezon radhazi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.