KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
AktualeAnalizeBotaPolitike

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 8:30 am
149 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NATO-s ndër vite, si dhe testi i parë i vërtetë për Mark Rutten si sekretar i Përgjithshëm.

Samiti do të mbahet në fund të qershorit në ambiente të njohura për Rutten, ish-kryeministër i Holandës, në qytetin e tij të lindjes, Hagë.

Sipas zyrtarëve të NATO-s që kanë folur me Radion Evropa e Lirë, Ruttes do t’i nevojiten të gjitha aftësitë e tij diplomatike për t’u siguruar që samiti të jetë i suksesshëm.

Sukses nënkupton, sipas tyre, që presidenti i paparashikueshëm amerikan, Donald Trump, të mbetet i kënaqur.

Skenari i tyre më i keq është ai i samitit të trazuar të NATO-s në vitin 2018 në Bruksel, gjatë mandatit të parë të Trumpit, kur një video e një shkëmbimi të tensionuar me shefin atëhershëm Jens Stoltenberg, e përshkroi atmosferën e gjithë takimit.

Më vonë atë ditë, Trump kërcënoi se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca ushtarake nëse aleatët evropianë nuk do t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtje.

“Pëshpëritësi i Trumpit”

Raportohet se Rutte luajti një rol kyç për ta bindur presidentin amerikan se NATO-ja ia vlen, dhe kjo ndikoi në krijimin e reputacionit të tij si një nga “pëshpëritësit e Trumpit” në Evropë — një epitet që në fund e ndihmoi Rutten të emërohej shef i NATO-s gjashtë vjet më vonë.

Megjithëse shumë gjëra kanë ndodhur në botë prej atëherë, Trumpi do të shkojë në Holandë me të njëjtin mesazh: rrisni shpenzimet për mbrojtjen.

Askush nuk beson se ai do të kërcënojë me tërheqje nga aleanca, pasi të gjithë zyrtarët amerikanë – përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit si sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth – kanë udhëtuar kohët e fundit në Bruksel me mesazhin se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s.

Por, Trumpi dëshiron të shohë rezultate konkrete.

Rezultati më i mundshëm nga ky takim do të jetë zotimi nga të 32 aleatët e NATO-s për t’i rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të PBB-së – një rritje e madhe krahasuar me cakun e tanishëm prej 2 për qind.

Nga kjo, 3.5 për qind do të shkojnë për “synime të fortë”, si armë dhe artileri, ndërsa 1.5 për qind do të përdoren për mbrojtjen kibernetike dhe investime në lëvizshmërinë e mjeteve ushtarake.

Zyrtarët e NATO-s ende po debatojnë për afatin kohor për arritjen e këtij synimi të ri, ndërsa propozimet janë nga pesë deri në dhjetë vjet.
Samit i shkurtuar

Për t’i shmangur përplasjet mes vendeve anëtare, samiti është shkurtuar nga tri në vetëm dy ditë.

Programi ende nuk është përfunduar, por ka gjasa që ditën e parë të mbahet një darkë zyrtare, e ndjekur nga dy sesione pune në ditën e dytë – një për shpenzimet e mbrojtjes dhe një tjetër për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes.

Duke qenë se disa aleatë evropianë janë të interesuar për të blerë më shumë produkte ushtarake nga Japonia dhe Koreja e Jugut, pritet që katër “partnerët Indo-Paqësorë” të NATO-s – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – të marrin pjesë në sesionin e dytë.

Deklarata përfundimtare e samitit do të jetë gjithashtu shumë më e shkurtër.

Zyrtarët e NATO-s thonë se synimi është që deklarata përfundimtare të jetë vetëm tri ose katër paragrafë e gjatë – një dallim i madh me samitet e fundit. Deklarata e Uashingtonit në vitin 2024 kishte 40 paragrafë, ndërsa ajo e Vilniusit më 2023 arrinte në 90, duke përfshirë shumë çështje.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO

Teksti i këtij viti mund të mos përmend fare Rusinë – dhe ndoshta as Ukrainën – duke e bërë samitin e Hagës shumë të ndryshëm nga ata të fundit.

Në Uashington dhe Vilnius, Ukraina mbizotëroi në agjendë, me debate të nxehta nëse duhej t’i ofrohej ftesë për anëtarësim dhe si të përcaktohej rruga e saj drejt NATO-s.

Meqë Trump duket se përjashton çdo anëtarësim të Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, një zyrtar evropian tha se ndoshta është më mirë që Ukraina të mos përmendet fare në deklaratë – tani për tani.

Çdo përpjekje për të negociuar formulimin e saj mund të sjellë një deklaratë më të dobët se ajo e dakorduar në Uashington në 2024, ku NATO të paktën premtoi të vazhdojë mbështetjen për Kievin “në rrugën e tij të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”.

Kjo ngre edhe pyetjen nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ftohet në Holandë, pasi ka qenë i ftuar nderi në samitet e mëparshme. Nuk ka ende konfirmim për ftesën e tij, por shumica e zyrtarëve të NATO-s besojnë se ai do të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha së fundmi se do të ishte “gabim i madh strategjik në komunikim” nëse Zelensky nuk do të vinte, pasi kjo do të ishte e vetmja gjë për të cilën do të shkruanin mediat.

Ndërsa pritet që lideri ukrainas të marrë pjesë, nuk pritet që ai të marrë pjesë në një takim të posaçëm të Këshillit NATO–Ukrainë, siç ndodhi në dy samitet e fundit. Për momentin, aleanca duket se po përqendrohet sërish në vetvete.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump zgjoi Evropën, por shtytja për paqe në Ukrainë rrezikon strategjinë ndaj Kinës
Artikulli tjetër Si po ndryshon tregun e punës në Kosovë, inteligjenca artificiale?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.