KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Samiti i krizës: BE për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Samiti i krizës: BE për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen
AktualeAnalizeBotaFinanceKomentPolitike

Samiti i krizës: BE për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 10:39 am
157 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së parimisht kanë hapur rrugën për armatimin e Europës. 27 vendet anëtare u shprehën të gatshëm në samitin e krizës në Bruksel që t’i rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. BE “do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme për mbrojtje, do të zvogëlojë varësinë strategjike, do të plotësojë boshllëqet e kapaciteteve kritike dhe do të forcojë bazën europiane të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Përkundër rezistencës së Hungarisë të 26 vendet e tjera ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Sfondi i kësaj ka të bëjë me ndërprerjen e përkoshme të ndihmave ushtarake nga SHBA-ja për Ukrainën si dhe afrimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin. Putin përpara më shumë se tre vjetësh ka nisur luftën sulmuese ndaj Ukrainës.

Dy deklarata të veçanta

Të 27 vendet anëtare mbëstesin propozimin e presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenpër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Presidentja e Komisionit u ngarkua nga krerët e vendeve anëtare që menjëherë të parashtrojë propozimet e detajuara konkrete për është vendosur. Von der Leyen pati propozuar zbutjen e rregullave në BE üër borxhin si dhe stimuj të tjerë për rritjen e shpenzimeve kombëtare për mbrojtjen nga vendet anëtare. Gjithsej ajo do të mobilizohen deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë.

Deklarat për Ukrainën pa Hungarinë

Në deklaratën e dytë 26 vendet anëtare, pa Hungarinë, ranë dakord që të mbështesin plotësisht Ukrainën në qëllimin e saj për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme. Krerët e vendeve anëtare theksojnë në të, se nuk mund të ketë zgjidhje paqeje pa Ukrainën dhe europianët. Kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi si i vetmi që ta mbështesë këtë deklaratë. Orban europianëve të tjerë më parë në platformen X i akuzoi, se duan ta zgjasin luftën në Ukrainë. Ai në të kundërt ashtu si dhe presidenti i SHBA-së Trump duan “paqen”. Orban shkruan për një “hendek transatlantik ndërmjet shumicës së Europës dhe SHBA-së”. Trump akuzon Ukrainën, se nuk ka interes t’i jepet fund luftës sulmuese ruse. Rusia megjithatë tregohet e gatshme për bisedime dhe do të vazhdojë të arrijë të gjitha objektivat e luftës. Ukraina dhe shumica e shteteve europiane e refuzojnë fundin e luftës me kushtet e Rusisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz në Bruksel tërhoqi sërish vëmendjen në Bruksel (06.03.2025) nga një “paqe diktati”.

“Kthesë për sigurinë e Europës”

Në fillim të samitit von der Leyen u shpreh për një kthesë në sigurinë e Europës. “Ky është një çast vendimtar për Europën”, tha ajo. “Europa po përballet me një rrezik të qartë aktual.” Ndaj Europa duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Gjithashtu Europa duhet ta vendosë veten edhe në situatën e Ukrainës, kjo për të mbrojtur veten. Krahas përfaqësuesve të vendeve të BE-së në samit mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj. “Unë dua të falenderoj të gjithë kryetarët e shteteve dhe të qeverive europiane”, tha ai. “Ato që në fillim të luftës na kanë mbështetur fuqishëm, Gjatë gjithë kësaj kohe dhe në javët e fundit kanë qendruar në anën tonë.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Udhëheqësit opozitarë ukrainas kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës
Artikulli tjetër Masat e Brukselit për industrinë e automjeteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.