Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranit dhe detyron presidentin amerikan, Donald Trump, ta kërkojë lejen e Kongresit për ta rifilluar luftën. Trump e kritikoi ligjin si të “pakuptimtë”.
Kjo është rezoluta e parë për kompetencat e luftës që merr mbështetje si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.
Legjislacioni u miratua më 23 qershor me 50 vota pro dhe 48 kundër në Senat, pasi katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve.
Ligji kërkon që Trump t’i tërheqë forcat amerikane nga konflikti me Iranin, përveç rasteve kur Kongresi autorizon në mënyrë të qartë veprimet ushtarake në rajon.
Ai nuk do t’i dërgohet Trumpit për nënshkrim dhe miratim, dhe nuk është e qartë tani për tani se si do të ndikojë ajo në konfliktin mes Teheranit dhe Uashingtonit, të cilët janë duke zhvilluar bisedime për një marrëveshje për paqe në kuadër të një armëpushimi të brishtë.
“Pavarësisht se çfarë thotë presidenti Trump, kjo masë është detyruese sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës dhe unë do t’i shqyrtoj të gjitha rrugët ligjore për t’u siguruar që pushteti ekzekutiv t’i përmbahet vullnetit të Kongresit”, shtoi Meeks.
Ndërkohë, Trump e kritikoi Kongresin për kalimin e këtij ligji, duke thënë se ai “vjen në një kohë të paduhur dhe është i pakuptimtë”.
“Këta senatorë sapo ma kanë bërë punën më të vështirë, por unë do ta kryejë atë, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse unë gjithmonë e kryej punën!”, u ankua Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.
Trump iu referua Iranit si “sponsorizuesi numër një i terrorizmit në botë”, duke përsëritur një akuzë që administrata e tij e ka përdorur shpesh ndaj Teheranit.
Gjatë muajve të fundit, senatorët demokratë kanë paraqitur vazhdimisht projektligje për të ndalur luftën, por ato janë rrëzuar nga shumica republikane.
Republikanët gjithashtu mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë