KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
AktualeFokusPolitikeRajoniSociale

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2025 9:48 am
277 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona.

Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur “një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit”.

“Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?”, tha Daçiq.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Më herët, njësitë e xhandarmërisë serbe kishin shtyrë demonstruesit më afër ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, për t’i ndarë nga përkrahësit e pushtetit të mbledhur aty pranë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, një grup burrash me shkopinj ishin mbledhur më herët në afërsi të Shtabit të Përgjithshëm. Opozita nga Fronti e Gjelbër–Majtë publikoi në rrjete sociale një video, duke pretenduar se këta persona ishin mbështetës të pushtetit.

Në Novi Sad, një grup i vogël demonstruesish të maskuar shkaktuan dëme në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas gazetarëve të REL-it. Në zyre nuk kishte anëtarë të partisë dhe nuk kishte as polici me uniformë. Sipas N1, protestuesit nxorën nga aty karrige dhe kuti për vezë.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë, raporton televizioni N1.

Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.

Një ditë më parë, gjatë protestave në dhjetëra qytete të Serbisë, ishin shënuar disa incidente dhe përleshje mes protestuesve kundërqeveritarë dhe përkrahësve të pushtetit.

Përfaqësuesit e pushtetit, në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzuan protestuesit për nxitje të trazirave.

Prej muajsh, para Parlamentit në Beograd, mbështetës të pushtetit kanë ngritur tenda dhe bllokojnë një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, duke u vetëquajtur “studentë që duan të mësojnë”. Sipas tyre, kjo është përgjigjja ndaj protestave masive kundër Qeverisë në të gjithë Serbinë.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia

Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët

Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve

Trazira në Hagë, mediat: Demonstrata doli jashtë kontrollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin
Artikulli tjetër Autoritetet turke arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Avokati i Hashim Thaçit thirrje Kuvendit të Kosovës të shfuqizojnë Gjykatën Speciale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Albin Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së?
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Konflikti për pagat/ Disa gjykata veçojnë administratën nga gjyqtarët, zhbllokohet fondi për punonjësit
Finance Fokus Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.