KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sfidat e qeverisë së ardhshme të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sfidat e qeverisë së ardhshme të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
KryesoreOpinionPolitikeRajoni

Sfidat e qeverisë së ardhshme të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:22 am
132 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mes debatesh për problemet e trashëguara dhe ndarjet e thella rreth shumë çështjeve që lidhen me politikat e brendshme por edhe të jashtme.

Analistët thonë se kësaj radhe qeveria e ardhshme e vendit do të përballet me sfida shumë më të rënda në një botë shumë më të paparashikueshme.

Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare thotë se zgjedhjet e fundit në Evropë dhe Amerikë e kanë ndryshuar kontekstin gjeostrategjik në shumë aspekte dhe për këtë arsye Kosovën e presin sfida të mëdha në vitet e ardhshme.

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se kushdo që do të themelojë qeverinë pas 9 shkurtit duhet të ndryshojë rrugën aktuale të politikës së Jashtme ose të punojë për një shpjegim më të mirë të realiteteve në terren.

“Cilado qeveri që vjen do të duhet të zgjedh njëra nga këto dyja, ose të vazhdojë me një politikë sa më të butë sa i përket fqinjit tonë verior ose duhet të investojë më shumë në diplomaci dhe komunikim me aleatët në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqkuptime”, tha Gërgi.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të veprimeve të saj në veriun e banuar me shumicë serbe.

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë thonë se vendi që nga shpallja së pavarësisë asnjëherë nuk ka qenë në një pozicion më të pavolitshëm me partnerët ndërkombëtar. Pjesë e programit të tyre është edhe riparimi dhe thellimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, që sipas tyre është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.

“Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian, me miqësi të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë misioni politik edhe sot”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Do ta forcojmë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet demokratike të botës”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

“Duhet me heq mashtruesin sepse duam siguri, siguri të plotë dhe duam siguri të përjetshme. Duam anëtarësim në NATO dhe duam anëtarësim me planin nacional. Duam miqësi me Amerikën prandaj duhet me heq mashtruesin”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, që mban aktualisht këtë post, gjatë shpalosjes së zotimeve të tij tha se do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet strategjike të vendit me partnerët ndërkombëtarë.

Por, gjatë një tubimi në Mitrovicë, Kurti tha se nuk do të themelojë Asociacionin e komunave serbe, një kërkesë kjo e vazhdueshme e diplomatëve perëndimorë.

“Republika e Kosovës me qeverinë tonë në udhëheqje i thotë jo kurrë ‘Zajednicës’ dhe po Asociacionit të komunave të Kosovës, ku tash e kemi edhe komunën veriore të Mitrovicës sonë të dashur”, tha Kurti.

I dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme. Në një postim në rrjetet sociale ai tha se “retorika e përdorur nga (Albin) Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Grenell edhe gjatë mandatit të parë të tij si i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, kishte kritikuar Kurtin.

Grenell njihet si autori i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Serbi që u arrit në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020.

 

Marrë nga Telegrafi. com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, mbërrijnë votat e para nga diaspora
Artikulli tjetër Posta amerikane nuk pranon më pako nga Kina

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.