KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare
AktualeBotaEkonomiPolitike

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

Përditësimi i fundit: 28 Qershor, 2025 10:40 am
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj.

Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet për eksport për “produkte të kontrolluara” dhe do të miratojë ato që përputhen me rregulloret. Në këmbim, SHBA thuhet se do të heqë një sërë “masash kufizuese” kundër Kinës.

Trumpi nuk përmend detaje

Pak para konfirmimit të Lutnick-ut, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kishte pohuar se ishte nënshkruar një marrëveshje me Kinën, por la shumë pyetje pa përgjigje. “Vetëm dje nënshkruam me Kinën,” deklaroi republikani në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme. Vërejtja erdhi kur Trumpi foli për “marrëveshje” me vende të tjera. Ai gjithashtu la të kuptojë se “ndoshta” mund të ketë një “marrëveshje të madhe” me Indinë.

Konflikti i zgjatur tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e mban ekonominë globale në ankth. Ndërkohë, Trumpi kishte rritur tarifat ndëshkuese doganore për importet kineze në SHBA në disa faza deri në 145%. Pekini, nga ana e tij, ishte përgjigjur me tarifa prej 125% dhe kishte futur kontrolle eksporti mbi metalet e rralla të rëndësishme industriale dhe magnetet e bëra prej tyre. Kina ka thuajse një monopol mbi këto lëndë të para.

SHBA, nga ana tjetër, vendosën kufizime eksporti për teknologji të rëndësishme, siç janë softuerët e gjysëmpërçuesve të kompjuterave dhe komponentët e aviacionit, për të cilat Kina vazhdon të mbështetet te prodhuesit e huaj.

Metalet e rralla kundrejt produkteve të teknologjisë së lartë

Për shkak të kufizimeve të eksportit të Kinës mbi metalet e rralla, industria jashtë Republikës Popullore u vu kohët e fundit nën presion të fortë. Masat e Pekinit i prekën të gjitha vendet, jo vetëm SHBA. Edhe në Gjermani, kompanitë në sektorët e automobilave dhe inxhinierisë mekanike, për shembull, janë të shqetësuara për furnizimin me metale të rëndësishme, që përdoren ndër të tjera, te sensorët dhe motorët elektrikë.

Kina i justifikoi kontrollet duke pretenduar se lëndët e para janë mallra për përdorim civil, por edhe për përdorim ushtarak. Kompanitë u ankuan se Ministrisë Kineze të Tregtisë i duhej shumë kohë për të përpunuar aplikimet, pa asnjë garanci se ato do të miratoheshin. Shqetësimet u rritën se mund të pasonte ndërprerja e prodhimit.

Ministria e Tregtisë e Kinës ka theksuar vazhdimisht se kishte miratuar tashmë aplikime, për shembull, për kompanitë e BE, dhe se donte ta përshpejtonte procesin.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar
Artikulli tjetër Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.