KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
AktualeBotaFokusKomentKryesorePolitike

SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 10:27 am
129 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kabllogram për më shumë se 20 ambasada amerikane nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri, është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në mes të qershorit. Në të është kërkuar informacion mbi grupet ekstremiste të majta, raporton The Washington Post.

Disa ambasada janë përgjigjur, por asnjëra nuk ka deklaruar se pajtohet me vlerësimin e administratës për nivelin e kërcënimit.

Por ndryshe e vlerësojnë SHBA-të. Sekretari Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim javën e ardhshme për të diskutuar atë që administrata Trump e konsideron një kërcënim madhor: “rikthimin e terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.

Takimi ka shkaktuar shqetësim te zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, aleatë evropianë dhe analistë të pavarur, të cilët nuk e shohin kërcënimin në të njëjtën mënyrë. Disa zyrtarë amerikanë i thanë gazetës se druhen se kjo është pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të përdorur mjetet e fuqishme kundër terrorizmit ndaj aktivistëve amerikanë që ajo i konsideron ekstremistë të majtë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se takimi u organizua sepse terrorizmi i ekstremit të majtë është “një kërcënim i vjetër që po rikthehet me lidhje të forta transnacionale dhe forma të reja bashkëpunimi”.

“Për shkak se ky kërcënim nuk është trajtuar siç duhet në të kaluarën, çdo angazhim, shpallje ose program ndihme për sigurinë krijon një efekt të shumëfishtë që mbështet masat kundër këtij fenomeni, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij,” deklaroi Pigott.

Në disa mbledhje të zyrtarëve të sigurisë kombëtare, analistë të inteligjencës kanë refuzuar të raportojnë mbi Antifën, pasi nuk e konsiderojnë atë një kërcënim serioz për kundërterrorizmin, sipas një personi në dijeni të çështjes.

Antifa, shkurtim për “antifashist”, është një lëvizje e decentralizuar pa një strukturë të qartë komanduese ose udhëheqëse, që përfshin një gamë të gjerë ideologjish, kryesisht të krahut të majtë, nga anarkizmi te komunizmi. Ndryshe nga grupet ekstremiste të majta të viteve 1960 dhe 1970, Antifa nuk publikon manifeste dhe nuk merr përgjegjësi për veprimet e kryera.

Edhe disa qeveri të huaja kanë shprehur habi për ftesën e Rubios. Duke folur në kushte anonimati, zyrtarë evropianë e cilësuan të paqartë objektivin e takimit dhe kritikuan njoftimin në afat shumë të shkurtër. Ftesa u dërgua javën e kaluar dhe përgjigjet kërkoheshin deri këtë të premte.

Disa prej tyre thanë se ministrat e Jashtëm ose të Brendshëm të vendeve të tyre nuk pritet të marrin pjesë për shkak të axhendës së ngarkuar diplomatike gjatë verës, ku përfshihet edhe konferenca vjetore e sigurisë në Aspen të Kolorados.

Disa diplomatë thanë se nuk e kuptonin pse ishin ftuar.

“Ne nuk kemi Antifa,” tha një diplomat evropian.

“Nuk gjejmë asnjë arsye pse do të na interesonte të merrnim pjesë në një takim të tillë,” u shpreh një tjetër.

“Autoritetet tona të zbatimit të ligjit nuk janë përqendruar te terrorizmi i ekstremit të majtë, sepse nuk konsiderohet një kërcënim me përparësi në vendin tonë,” deklaroi një diplomat i tretë.
Lista e të ftuarve, e shqyrtuar nga The Washington Post, përfshin shumicën e vendeve evropiane, shtetet më të mëdha të Amerikës Latine dhe disa vende aziatike, përfshirë Indinë, Indonezinë dhe Singaporin. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve se mbi çfarë kriteresh ishte hartuar kjo listë.

 

Marrë nga Washington Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
Artikulli tjetër Çfarë do të ndodhë me protestën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.