KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA refuzon planin e vendeve arabe për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA refuzon planin e vendeve arabe për Gazën
AktualeBotaKomentPolitike

SHBA refuzon planin e vendeve arabe për Gazën

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 10:12 am
205 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Administrata Trump ka hedhur poshtë një plan për rindërtimin e Gazës të miratuar nga liderët arabë, duke thënë se presidenti qëndron në vizionin e tij për zhvendosjen e banorëve palestinezë të territorit dhe transformimin e tij në një “rivierë” në pronësi të Shteteve të Bashkuara.

“Propozimi aktual nuk adreson realitetin se Gaza është aktualisht e pabanueshme dhe banorët nuk mund të jetojnë në mënyrë njerëzore në një territor të mbuluar me mbeturina dhe municione të pashpërthyera”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes në një deklaratë të martën mbrëma.

“Presidenti Trump i qëndron vizionit të tij për të rindërtuar Gazën të lirë nga Hamasi. Ne presim bisedime të mëtejshme për të sjellë paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shtuar ai.

Plani i pasluftës për Rripin e Gazës, i cili u propozua nga Egjipti i bën thirrje Hamasit t’i dorëzojë pushtetin një administrate të përkohshme derisa një Autoritet Palestinez i reformuar të marrë kontrollin, dhe parasheh që rreth 2 milionë palestinezë të saj të mbeten në vendin e tyre, në kontrast me propozimin e Trumpit.

Izraeli ka përjashtuar çdo rol të Autoritetit Palestinez në Gaza.

Propozimi prej 53 miliardë dollarësh nga vendet arabe kërkon rindërtimin e Gazës deri në vitin 2030.

Faza e parë kërkon fillimin e heqjes së municioneve të pashpërthyera dhe pastrimin e më shumë se 50 milionë tonë rrënojave të mbetura nga bombardimet dhe ofensivat ushtarake të Izraelit.

Armëpushimi aktual në Gaza, i vendosur që nga janari, mbetet i brishtë pasi faza e parë e tij ka përfunduar të shtunën.

Izraeli ka mirëpritur atë që thotë se është një propozim alternativ i SHBA-së për të zgjatur ndërprerjen e armiqësive dhe lirimin e pengjeve të marra në sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën.

Ndërkohë, Izraeli ka bllokuar hyrjen e ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera në Gaza për t’i bërë presion Hamasit që të pranojë marrëveshjen dhe ka paralajmëruar për pasoja shtesë, duke rritur frikën për rikthimin e luftimeve.

Pezullimi i ndihmës ka nxitur kritika të shumta, teksa grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ajo shkel detyrimet e Izraelit si një fuqi pushtuese sipas të drejtës ndërkombëtare.

Duke folur në samitin ku është shpallur planin për të ardhmen e Gazës të martën në Kajro, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ka thënë se nuk do të kishte “paqe të vërtetë” pa krijimin e shtetit palestinez.

Izraeli është zotuar të mbajë kontroll të hapur të sigurisë mbi Gazën dhe Bregun Perëndimor, të cilin e ka pushtuar në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Qeveria e Izraelit dhe pjesa më e madhe e klasës së saj politike janë kundër shtetësisë palestineze.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gripi i shpendëve, zgjerimi i vatrave mund të sjellë rritje të çmimit të vezëve
Artikulli tjetër Aeroporti ndërkombëtar që i mungojnë pasagjerët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.