KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA refuzon vizat për zyrtarët palestinezë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA refuzon vizat për zyrtarët palestinezë
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

SHBA refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 11:15 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët është paraparë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshme, ku Franca po udhëheq një përpjekje për njohjen e një shteti palestinez.

“Sekretari [amerikan i Shtetit] Marco Rubio po refuzon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës [PLO] dhe Autoritetit Palestinez para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Administrata e presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës PLO-në dhe Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, shtoi DASH-i.

DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga “përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një postimi në X, falënderoi administratën Trump “për këtë hap të guximshëm dhe për mbështetjen e Izraelit edhe një herë”.

Ndërkaq, Autoriteti Palestinez, i bëri thirrje SHBA-së që të zhbëjë këtë vendim. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve WAFA, thuhet se Presidenca palestineze “i bëri thirrje administratës amerikane të rishqyrtojë dhe të tërheqë vendimin e saj”, i cili do t’u pengonte zyrtarëve të Autoritetit Palestinez dhe PLO-së pjesëmarrjen në takimin vjetor në Nju Jork.

Ky hap “është në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Selisë së OKB-së”, u tha në deklaratë.

Ende është e paqartë se ndaj kujt do të aplikohet moslëshimi i vizave. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i cili dikur kishte marrëdhënie të mira me Uashingtonin, ishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e OKB-së, sipas ambasadorit palestinez në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se ishte “e rëndësishme” që të gjitha shtetet dhe vëzhguesit, përfshirë palestinezët, të përfaqësohen në një samit të planifikuar një ditë para se të nisë Asambleja e Përgjithshme.

“Ne, sigurisht, shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Francën dhe fuqitë e tjera se po e shpërblejnë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin duke nxitur luftën në Gazë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i zhgënjyer me mospërfundimin e luftës në Gazë, ka argumentuar se nuk mund të ketë më vonesa në shtyrjen përpara të një procesi paqeje. Macron ka thirrur një samit të posaçëm më 22 shtator, një ditë para hapjes zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur Franca do ta njohë zyrtarisht një shtet palestinez.

Që nga njoftimi i tij, edhe Kanadaja dhe Australia kanë thënë se do ta njohin një shtet palestinez, ndërsa Britania ka deklaruar se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk pajtohet për një armëpushim në Gaza.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Po sikur Inteligjenca Artificiale të nxiste një bum të paprecedentë të rritjes ekonomike globale?
Artikulli tjetër Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për votimin e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.