KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po shkelet etika nga Rama në fushatë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si po shkelet etika nga Rama në fushatë
AktualeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Si po shkelet etika nga Rama në fushatë

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 10:19 am
229 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

“Burra çyryk”; “njerëz me lesh”; “klikoni Edi Rama nudo”; “Është ndarë nga burri? Po atë zgjidh, se ajo është për ne”; “kush rend pas kënetës do të thotë që nuk je mirë nga trutë dhe politikisht je autik”.

Këto shprehje në intensitete takimesh u përdorën dendur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, në fushatë elektorale, pavarësisht reagimeve. Në shpërthimin e zgjatur, kryeministri Edi Rama lëshoi disa fraza të konsideruara fyese, bullizuese, diskriminuese gjinore, stigmatizuese për personat me aftësi ndryshe dhe seksiste.

“Këto deklarata dhe taktika rrezikojnë të nxisin polarizim dhe armiqësi mes elektoratit”, konstaton për Faktoje.al, Edlira Çepani, drejtuese e organizatës “Barazi në Vendimmarrje”

Kodi i Etikës

Më 25 mars të këtij viti, gjashtë parti politike, përfshirë PS-në dhe PD-në, përkatësisht dy përfaqësuesit e tyre, Toni Gogu dhe Albana Vokshi, ishin nënshkruese të Kodit të Etikës në fushatë elektorale. Ky Kod u hartua nga KQZ në bashkëpunim me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA) dhe Qendrën e Sundimit të Ligjit në Universitetin e Helsinkit.

Në pikën tre të Kodit, përcaktohet se palët: “Të nxisin një diskurs politik gjithëpërfshirës, pjesëmarrje dhe kontribut në procese zgjedhore të sigurta, veçanërisht:

a. duke mos prodhuar, duke mos përdorur ose duke mos shpërndarë deklarata dhe paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual”.

Agresivitet verbal i shtuar

Por ndryshe nga firmat fushata po kap kulmin me agresivitet verbal. Fillimisht Rama “shëtiti si batutë” shprehjen “burrat janë çyryk”, në kuptimin e fjalës shqip, (ndër të tjera edhe ‘i metë nga trutë’). Ligjërimi politik vijoi gjatë duke shpjeguar se të gjithë burrat që shkojnë sipas tij pas “bufit të kënetës” (i referohet kryetarit të PD-së Sali Berisha), janë çyryk.

“Si kundërpërgjigje për deklaratat minimalisht jo etike, reagoi kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili duke kërkuar “etikë” tek kundërshtari, nuk u përmbajt me etiketimet jo etike ndaj Ramës. “Nuk do e kishe kaluar Qafën e Buallit, pa të të tredhur”, tha Berisha.

Ndërsa palët shkëmbenin deklarata agresive, kryeministri Rama kalon në një gafë të rëndë politike, e cila prek personat me aftësi të veçanta të spektrit autik, prindër dhe të afërm të tyre. “Kush shkon pas kënetës është autik politik”, tha Rama.

Ndjesa

Një qëndrim publik i mbajtur paraditen e së martës, dhe në darkë vonë të së njëjtës ditë, kreu i qeverisë i informuar për reagimet e shumta të qytetarëve, veçanërisht të prindërve me fëmijë autik, kërkoi falje për fjalën e përdorur.

“Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë”, tha Rama në një video-mesazh.

Reagimi

“Në emër të djalit tim nuk do hesht… Kur dëgjoj një kryeshërbëtor të përdorë fjalën ‘autik’ si fyerje, ndjej dhimbje, revoltë dhe turp. Jo për veten time, por për një shoqëri që ende toleron një gjuhë që poshtëron më të ndjeshmit mes nesh. Nuk është thjesht një ‘gabim retorik’. Është përçmim”, reagoi në rrjetet sociale Brixhida Muça (Masha), nëna e një djali me spektër autik. Po ashtu edhe shumë prindër të tjerë në forma të ndryshme shprehën revoltë.

Monitorimi

“Gjatë monitorimit është vërejtur përdorimi i termave dhe epiteteve ofenduese dhe jo etike, nga disa prej partive që garojnë në zgjedhjet e 2025, si dhe përdorimi e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale, përfshirë imazhe të manipuluara digjitalisht, duke krijuar një problematikë të përhapjes së dezinformimit, mungesës së etikës, por mbi të gjitha uljen e nivelit të debatit publik, duke mos bërë një debat programesh dhe vizionesh elektorale të cilat në fakt u duhen votuesve”, konstaton drejtuesja e organizatës “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani.

Shkelja

Edlira Çepani vëren se Kodi Etik i firmosur nga partitë është shkelur.

“Në lidhje me standardet etike, është e qartë se këto veprime shkelin Kodin e Sjelljes të miratuar nga të gjitha partitë politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vetëm para pak javësh. Ky Kod nënvizon përdorimin e një gjuhe të respektueshme, ndjeshmërinë gjinore dhe përgjegjësinë për të organizuar një fushatë të lirë nga gjuha e urrejtjes dhe sulmet personale”, thotë Çepani.

Edhe Premto Gogo, drejtues i organizatës së monitorimit të zgjedhjeve KRIIK Albania, i cilëson deklaratat publike të disa prej drejtuesve të forcave politike si shkelje të Kodit të Etikës, i miratuar nga gjashtë subjekte politike, përfshi PS-në dhe PD-në, pak javë më parë në KQZ.

“Si organizatë këmbëngulëm të kishte një Kod Etik përgjatë fushatës elektorale, por ajo që konstatoj është shkelje e hapur deri në këto momente”, thotë Gogo për Faktoje.al

Ngërçi

Kreu i KRIIK Albania, thekson se pavarësisht se është shkelur hapur Kodi i Etikës i nënshkruar nga gjashtë subjekte kryesore politike, nuk ka hapësirë për masa administrative. “Është një Kod Etik që u nënshkrua si angazhim nga palët për një fushatë të qetë, pa anatemuar shtresa shoqërore, apo përdorim të formave të ndryshme digjitale dhe veçanërisht të IA-së në dëm të kundërshtarëve, por mbetet po në kuadrin etik”, thotë Gogo.

Kodi

Faktoje.al ka mësuar se fillimisht është tentuar që ky Kod të kishte fuqi detyruese zbatuese dhe në rast shkeljeje të vendoseshin “masa administrative”, ku rol vendimtar do kishte KQZ-ja, mirëpo kjo nismë nuk është pranuar nga palët politike.

AMA jashtë “loje”

Deklaratat politike që cenojnë shtresa dhe kategori të ndryshme të shoqërisë dhe stigmatizime janë thuajse në çdo media Audio Vizive. Autoriteti i Mediave Audiovizive e cila monitoron edhe fushatat zgjedhore do të duhet t’i “detyronin” televizionet që të mos transmetonin mesazhe që cënojnë shoqërinë, shfaqin agresivitet, apo përbëjnë element që cenojnë të miturit. Në rastin konkret të “agresivitetit verbal politik”, AMA duket e dorëzuar. Shumica e qëndrimeve publike të drejtuesve politik transmetohen drejtpërdrejt “live” dhe çdo qëndrim që bie ndesh me etikën është i vështirë të parandalohet dhe aq më shumë të detyrohet media të mos i transmetojë kur eventet politike janë live.

Përfundimi

Për sa më sipër, angazhimin e partive politike për të përcjellë  një gjuhë etike në fushatë do ta kategorizojmë premtim të pambajtur.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt?
Artikulli tjetër BIRN: Aleanca e pashpallur PS-PSD bëhet aleancë e kushtëzuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.