Deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.
Sipas prokurorisë, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare me qëllim mbulimin e origjinës së fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.
Veliaj dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash. Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.
Marrë nga News24.com