KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sikur Serbia, të ishte ashtu siç e sheh Brukseli!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sikur Serbia, të ishte ashtu siç e sheh Brukseli!
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Sikur Serbia, të ishte ashtu siç e sheh Brukseli!

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2026 7:31 am
55 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Augustin Palokaj

 

Para dhjetë ditësh u çuan në këmbë shtetet kryesore të BE-së, Komisioni Evropian, Zyra e Presidentit të Këshillit Evropian, Franca, Italia, Spanja, Polonia, Greqia e Gjermania me një qëllim. T’i ndihmojnë presidentit të Serbisë që të hapë kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit pas një bllokade, e cila po zgjat qysh nga dhjetori i vitit 2021. Nuk lanë gjë pa thënë, nuk lanë lavdërime pa përmendur. Madje, Komisioni Evropian bëri një raport i cili më shumë dukej sikur të ishte shkruar në Beograd sesa në Bruksel, vetëm e vetëm për të bindur të gjitha shtete anëtare se Serbia e meriton t’i hapë negociatat, se ka bërë “edhe më shumë sesa që ka qenë e obliguar”. Franca, Italia e Spanja thanë se si “nuk duhet të përdoren standardet e dyfishta” dhe se “Serbia do ta humbë motivin nëse nuk i hapen kapitujt“.

Nuk mbahet mend që Komisioni Evropian dhe shtetet kryesore anëtare të jenë angazhuar ndonjëherë për ndonjë vend anëtar si u angazhuan kësaj radhe për Serbinë. Habit madje sjellja e Gjermanisë, shtet i cili po humb gjithnjë e më shumë kredibilitetin e një vendi i cili në procesin e  zgjerimit ndjek parimin e meritave individuale dhe nuk lëshon pe kur ka dëshmi për shkelje të parimeve të gjyqësorit të pavarur, shkelje të së drejtave të mediave dhe kur mbrohen përgjegjësit për krime të rënda. Pasi për një kohë ishte kundër, tash Gjermania doli në favor të hapjes së kapitujve me Serbinë.

Por i gjithë ky mund nuk solli rezultat. Për fat të keq të Serbisë, dhe të gjithë atyre që synojnë avancim në procesin e zgjerimit, pati një “pakicë të madhe“, e cila arriti ta bllokojë vendimin pozitiv.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, në një takim të tyre në Bruksel, nuk arritën pajtim për të hapur grup kapitullin 3 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë. Nga burimet diplomatike u mësua se së paku shtatë shtete anëtare janë shprehur kategorikisht kundër këtij vendimi, ndërsa në parim kundër ishin edhe disa shtete të tjera. Vendimet për këtë hap, sikur për secilin hap në procesin e zgjerimit, merren vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas burimeve diplomatike, kundër ishin Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, tri vendet baltike dhe me rezerva edhe disa vende të tjera.

Ndonëse në sytë e disa shteteve anëtare Komisioni Evropian nuk ka ndonjë kredibilitet të madh kur raporton për vendet kandidate, me vlerësimin e dhënë për Serbinë e tejkaloi edhe vetveten, sepse ishte tepër pozitiv, duke injoruar realitetin në terren.

Ajo që ra në sy ishte edhe vlerësimi pozitiv për sjelljen e Serbisë në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.

“Komisioni mund të informojë Këshillin se Serbia vazhdon të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja siç është konfirmuar nga Shërbimi Evropian i  Veprimit të Jashtëm  (EEAS) dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në dokumentin që Komisioni Evropian ua ka dërguar vendeve anëtare, ku me një ton shumë pozitiv për Serbinë bën presion ndaj vendeve anëtare që të hapin kapituj të rinj në procesin e negociatave.  Serbia për katër vjet nuk ka hapur asnjë kapitull.

Dialogu me Kosovën, krahas sundimit të ligjit, është parakusht për avancimin e përgjithshëm të Serbisë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Në këtë letër, Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht dhe reformat që ka bërë Serbia në fushën e mediave, gjyqësorit dhe në përshtatje me politikën e jashtme. Kjo letër e Komisionit ka hasur në kritika nga ana e disa shteteve anëtare, sepse ato mendojnë se nuk pasqyron realitetin në Serbi.

Krejt ndryshe nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve nga ana e Serbisë mendon Parlamenti Evropian, i cili madje ka kërkuar që asaj edhe t’i ndalen fondet për shkak të problemeve me sundimin e ligjit. Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbinë edhe për raportet me Kosovën. Për këtë ka folur edhe Tonino Piculla, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

“Në vend që t’i hapë dhe t’i mbyllë kapitujt e negociatave, Qeveria e Serbisë po hap dilema të reja dhe po krijon tensione të reja me fqinjët. Nuk mund të flasim për përparim në dialogun me Kosovën nëse përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë nuk sillen para drejtësisë. Ne, si Parlament Evropian, duhet të jemi të palëkundur në përkushtimin tonë ndaj respektimit të vlerave dhe rregullave. Nuk mund të heshtim përballë prapakthimit në sundimin e ligjit, erozionit të standardeve demokratike dhe ndikimit shkatërrues në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Piculla.

Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbinë edhe për vazhdimin e forcimit të raporteve me Rusinë dhe për presion ndaj mediave.

Me ironi disa diplomatë evropianë, të cilët e njohin mirë Serbinë dhe rajonin, thoshin  se “sa mirë do të ishte sikur Serbia të ishte e tillë çfarë e sheh Komisioni Evropian”. Të gjithë rreth Serbisë dhe më gjerë do të ishin të lumtur sikur Serbia të ishte vërtet proevropiane, sikur të mos ishte proruse, sikur t’i mbështeste sanksionet ndaj Rusisë, të mos ndërhynte në vendet fqinje dhe të mos kërcënonte Kosovën, sikur të respektonte sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe sikur të mos mbronte kriminelët që kanë marrë përgjegjësi për sulme që BE i quajti terroriste, siç ishte sulmi në Banjskë. Shumica në BE ishin të gatshëm t’i harrojnë të gjitha këto. Por për fat të keq, Serbia nuk po dëshmon se është pa rezerva proevropiane. Nuk po dëshmon se dëshiron normalizim të sinqertë me Kosovën. Madje, ka në Qeveri ministra që përsëritin se do të bënin spastrim etnik në Kosovë dhe të tillë që mbështesin atë ministre. Edhe kur distancohen në Serbi ndaj deklaratave të tilla e bëjnë për ta ulur dëmin ndaj Serbisë, e jo për hir të viktimave.

Nuk ka dyshim se Serbia është vendi kyç i rajonit. Ka ndikim në shumë shtete, në disa përmes Kishës Ortodokse Serbe, në disa të tjera përmes komunitetit etnik serb, në të tjerat përmes mediave. Por ndikimi i Serbisë akoma është  më shumë destabilizues sesa stabilizues. Dhe BE-ja duhet ta shohë Serbinë të tillë çfarë është, e jo çfarë BE-ja do të donte të ishte. Sepse duke bërë lëshime ndaj një Serbie të tillë, nuk do t’i bëjnë mirë as Serbisë, as rajonit e as vetë Bashkimit Evropian.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas në Bashkinë e Tiranë/ Kallëzohet penalisht Anuela Ristani
Artikulli tjetër Paunoviç me pagë drejtoreshe, në një institucion në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.