KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sot zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sot zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë
AktualeBotaPolitike

Sot zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 8:44 am
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit gjerman sot dhe fillimin nga puna të kabinetit të ri qeveritar pas betimit.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, marrin fund sot gjashtë muaj ngërç politik në Gjermani. Pikërisht gjysmë viti pas prishjes së koalicionit mes socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe liberalëve (koalicioni i njohur si semafor) do të niste punën sot koalicioni i pestë i Unionit konservator dhe socialdemokratëve, (zi-kuq).

Në rast se kreu i CDU-së Friedrich Merz sot merr numrin e nevojshëm të votave në Bundestag do të veprohet kështu:

Në orën 09:00 mblidhet Bundestag për zgjedhjen e kancelarit, hapja e seancës bëhet nga presidentja e tij, Julia Klöckner dhe nuk ka fjalime. Friedrich Merz ka nevojë për miratimin e shumicës së anëtarëve të Bundestagut, 316 vota. Në Bundestag ka 328 deputetë nga CDU/CSU dhe SPD. Pavarësisht se diferenca e numrave nuk është e madhe, zgjedhja në raundin e parë konsiderohet si mjaft e sigurtë. Më pas kancelari i zgjedhur (10:30) merr emërimin nga presidenti Steinmeier.

Olaf Scholz largohet si kancelar

Merz kthehet më pas në Bundestag, ku në orën 12:00 do duhet të bëhet betimi. Betimi përmban këtë deklaratë: “Betohem se do t’i kushtoj forcën time mirëqenies së popullit gjerman, do të shtoj përfitimet e tij, do të shmang dëmin, do të respektoj dhe mbroj Ligjin Themelor Kushtetues dhe ligjet e Federatës, do t’i përmbush me ndërgjegje detyrat e mia dhe do të veproj me drejtësi ndaj të gjithëve. Me ndihmën e Zotit.” Referenca për Zotin mund të hiqet, siç bëri Olaf Scholz në 2021.

Më vonë bëhet emërimi i ministrave. Merz kthehet sërish në Pallatin Bellevue tek Steinmeier – këtë herë së bashku me kabinetin e tij. Ministrat tani do të marrin certifikatat e tyre të emërimit nga Presidenti Federal. Steinmeier mban një fjalim të shkurtër, ku me gjasë i përmend qeverisë së re detyrat që ka përpara dhe pritshmëritë ndaj saj.

Në 13:30 pastaj sërish kthim në Bundestag: Me këtë bëhet i ditur formimi i qeverisë së re federale dhe ministrat bëjnë betimin. Në orën 15:00 kancelari Scholz zyrtarisht në zyrën e kancelarit ia dorëzon detyrën pasuesit, Merz. Në orët e pasdites dorëzimin e detyrës e bëjnë edhe ministrat.

Vizitat e para

Nëse zhvillimet ecin sipas planifikimit, që të mërkurën, ditën e parë të plotë si kancelar i ri, Merz do të vizitojë fillimisht Francën dhe më pas Poloninë. Ministri i tij i Jashtëm,  Johann Wadephul mendohet ta shoqërojë atë. Të premten, Merz planifikon të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermani, partitë unioniste kritike ndaj një ndalimi të AfD-së
Artikulli tjetër Greqia nuk duhet t’i shesë më anije, Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.