Nga Fatjon Gjinaj
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, 8 ditë pasi organi i hetimit u komunikoi akuzat për korrupsion pasiv, shkelje barazie në tendera, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Njësoj si herën e kaluar, orari i thirrjes së Ballukut duket të jetë preferencial, pasi ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në SPAK ku ka qëndruar jo më shumë se 10 minuta. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-numrin dy të qeverisë dhe të pandehurve të tjerë për procedimin penal 136.
Sipas akuzave të komunikuara nga SPAK më 20 tetor, çështja përfshin disa vepras penale:
Nëntë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera publikë, në bashkëpunim.
Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.
Mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, në dy raste.
Pastrim i produkteve të veprës penale, në lidhje me dy pasuri të paluajtshme.
Në fokus të hetimit janë disa tendera të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre kontrata për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ndonëse muaj më parë kërkoi arrestimin e deputetes socialiste, Partia Socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK me votst e saj në parlament, dhe pavarësisht rëndimit të akuzave, pritet tashmë që ish-numri dy të shkojë në gjykim pa masë sigurie dhe si ligjvënëse.
Marrë nga Syri.net