KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK në pritje të “momentit të duhur” për Ballukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK në pritje të “momentit të duhur” për Ballukun
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

SPAK në pritje të “momentit të duhur” për Ballukun

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 10:17 am
138 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i SPAK Klodian Braho mbajti një tjetër qëndrim të vagullt, as mish, as peshk për mundësinë që SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit arrestimin e Belinda Ballukut. “Mbase në një moment të mëvonshëm prokuroria në vijim të hetimeve mund të ketë një vendimmarrje përkatëse”, tha kreu i SPAK pas interesimit të deputetëve të opozitës se si po vijon hetimi për ish-zv.kryeministren.

Problemi është se kjo përgjigje vjen vetëm 12 ditë pasi vetë Braho pranoi se mungesa e një mase sigurie “e vështirëson një hetim dhe e dëmton atë”. Pra, sipas drejtuesit të SPAK, hetimi dëmtohet, por institucioni që ai drejton vazhdon të presë.

Duhet kujtuar se SPAK nuk është më përballë të njëjtës dosje që Partia Socialiste rrëzoi në Kuvend në mars. Argumenti kryesor i Edi Ramës për votën kundër në kuvend ishte se Balluku nuk akuzohej për korrupsion dhe se, pas largimit nga funksionet ekzekutive, nuk mund të prishte provat. Tashmë ish-numri dy i qeverisë po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa nga dosja e re kanë dalë detaje për një vilë të dyshuar si të fshehur përmes personave të tjerë.

Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të provojë SPAK në fund të hetimeve, por rëndimi i akuzave e bën gjithnjë e më tepër dyshuese zvarritjen e Klodian Brahos. Nëse mungesa e masës dëmton hetimin, siç thotë ai vetë, çfarë po pret SPAK?

Kërkesa e parë i përkiste një tjetër faze të hetimit dhe një tjetër situate penale. Sot faktet kanë ndryshuar. Prandaj edhe përgjegjësia për të marrë një vendim të ri nuk mund t’i faturohet votës së vjetër të Kuvendit.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë pritjen e SPAK është se faktet e dosjes së re nuk janë të freskëta. Tenderi i Albcontrol, komunikimet që sipas prokurorisë provojnë favorizimin e “Eurocol” dhe vila në “White Rocks”, e dyshuar si ryshfet për Ballukun, lidhen me ngjarje të vitit 2014, pra 12 vjet më parë.

SPAK pretendon se e ka rindërtuar mekanizmin e dyshuar të korrupsionit dhe GJKKO ka sekuestruar vilën. Prandaj bëhen më të forta dyshimet për një koordinim të SPAK me situatën politike duke marrë parasysh se një test tjerët për mazhorancën në sfondin e protestave do të kishte pasoja të paparashikueshme për qeverinë.

Këtu nuk flitet domosdoshmërisht për një urdhër të drejtpërdrejtë nga Edi Rama, për të cilin nuk ka prova publike, por për një institucion që duket i mat mirë pasojat politike të veprimeve të tij.

Një kërkesë e re për arrestimin e Ballukut do ta detyronte Ramën dhe 82 deputetët socialistë të ngrinin përsëri kartonët në mbrojtje ose jo të ish-zëvendëskryeministres, këtë herë pasi ndaj saj janë shtuar edhe dyshimet për korrupsion e pastrim parash.

Duke pritur, SPAK ia kursen pushtetit këtë përballje të brendshme. Por sa më gjatë vazhdon zvarritja, aq më shumë forcohet bindja se prokuroria speciale është një institucion që vepron vetëm me urdhra nga lart, apo nga jashtë. Aq më tepër kur dosjet i afrohen rrethit më të ngushtë të kryeministrit.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
Artikulli tjetër Sjellja e Ramës në Ankara ngre pikëpyetje për samitin e ardhshëm të NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.