KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2026 11:50 am
431 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokurorët e SPAK paraqitën të hënën në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin prova të reja që rëndojnë pozitën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar gjatë një séance me dyer të mbyllura, autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, prokurorët kishin deklaruar përpara Këshillit se “persona të fortë’ dhe anëtarë të kabinetit të Ballukut kishin kontaktuar dhe intimiduar dëshmitarët përmes shantazhit, kërcënimit për shkarkim nga detyra apo ofertave në para për mbylljen e gojës.

“Ata (prokurorët) konfirmuan se nuk bëhet fjalë vetëm për persona të bashkëpandehur me zonjën Balluku, që janë kërcënuar, por dhe për dëshmitarë që do të thirren nga Prokuroria e Posaçme dhe për shkak të rolit të tyre në procedura dhe dijenisë së zonjës Balluku,” tha Bardhi.

SPAK u përfaqësua në Kuvend nga kreu i institucionit, Klodian Braho dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Sipas Bardhit, prokurorët e pranishëm në mbledhje kishin thënë gjithashtu se referuar veprave penale për të cilat akuzohet, Balluku rrezikon një dënim prej 25 vjet.

Balluku është aktualisht nën masën e sigurisë së ndalimit për të dalë jashtë shtetit, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra nuk ka hyrë ende në fuqi, pasi nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

Por sipas avokatëve të saj, Ardian Kalija dhe Palema Qirko, masat janë zbatuar nga e pandehura dhe nuk lind nevoja për zëvendësimin e tyre.

Avokati i Ballukut, Ardian Kalija tha se pretendimet për kërcënime ndaj dëshmitarëve u ngritën në seancë, por nuk janë sipas tij pretendime të reja. Sipas tij, pretendohet se ka një bisedë mes dy personave, por jo të Ballukut, ku njëra palë thotë se ka frikë. Kalia I tha BIRN se “Balluku nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk do t’ia lejonte vetes”.

Pas mbledhjes së Këshillit, Kuvendi do të duhet të shprehet në seancën më të afërt parlamentare për kërkesën e SPAK, por mazhoranca socialiste nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi se palët politike do të shkonin me dy raporte, pasi PS nuk e kishte pranuar formulimin e propozuar nga anëtarët e PD-së, ku rekomandohej votimi pro kërkesën për dhënien e autorizimit.

“Ne nuk ishim dakord me atë mënyrë se si ka ardhur, si është propozuar,” tha Balla duke lajmëruar se PS do të shkonte me raport të vetin në seancë plenare për çështjen.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri mori më parë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Shqyrtimi i kërkesës së SPAK po tërhiqet zvarrë në Kuvend që prej datës 16 dhjetor, ndërsa së fundmi, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ofensivë ligjore për të ndaluar masat e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ ndaj kabinetit qeveritar.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve
Artikulli tjetër Bllokimi i TikTokut, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.