KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Presion i fortë nga Brukseli/ Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve

Përditësimi i fundit: 24 Shkurt, 2026 11:47 am
394 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vrulli i madh i maxhorancës për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat duket se po zbehet në mënyrë të heshtur. Fiks një javë më parë, në 16 shkurt, maxhoranca depozitoi me urgjencë një projektligj për të ndaluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme që të pezullonin nga detyra anëtarët e qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Drafti i propozuar nga vet kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndryshonte nenin 242 të Kodit të Proçedurës Penale duke u dhënë imunitet nga masa e pezullimit, anëtarëve të qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Avokatit të Popullit, kryetarin të KLSH-së dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por pas depozitimit me urgjencë duket se maxhoranca ka ngritur frenat e dorës. Një burim nga brenda maxhorancës i tha Kapitalit se direktiva e ardhur nga lart është ajo që projektlgji të mbahet njëherë në sirtar dhe të mos avancohet me miratimin e tij, fillimisht në Komisionet Parlamentare dhe më pas në seancë.

Por cila është arsyeja e shfryrjes kaq të shpejtë të vrullit të maxhorancës për t’i vënë kufirin tek thana SPAK-ut dhe gjykatave? Arsyeja është një tjetër kufi, që këtë herë i është vënë vetë maxhorancës.

Menjëherë sapo Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht projektligjin në Kuvend, në Tiranë mbërriten mesazhe të qarta nga Brukseli. Bashkimi Europian nuk mund t’u njoh qeveritarëve të Shqipërisë privilegje që nuk ua njeh zyrtarëve të tij.

Në Bruksel, drejtësia është e lirë të hetojë, kontrolloje e madje edhe të arrestojë eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit apo Komisionit Europian. Të gjithë këta nuk gëzojnë asnjë imunitet përballë drejtësisë, ndaj Brukseli nuk mund t’ia njohë këtë privilegj zyrtarëve të një vendi që aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Mesazhi për Edi Ramën dhe maxhorancën ka qenë i qartë; Kufizimet ligjore, që bllokojnë institucionet e drejtësisë janë një vijë e kuqe, e cila kthen pas procesin e anëtarësimit në BE.

Madje jo vetëm kaq. Paralelisht maxhoranca është paralajmëruar se mesazhet e Brukselit për këto cështje nuk do të jenë më konfidenciale, por do të shpallen publikisht.

Ky presion i drejtëpërdrejtë duket se ka qenë arsyeja se pse Edi Rama po tërhiqet në heshtje nga firma e tij.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-deputeti socialist Ardit Kajap përfiton 85 ha për park fotovoltaik, pa konsultim
Artikulli tjetër SPAK rëndon akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.