KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Starmer: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2025 5:13 pm
174 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit.  Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit,  Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si “pika kritike” e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku “siguria e kontinentit tonë vihet në provë”, tha Starmer.

Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.

Starmer tha se bisedimet kësaj here përqendrohen tek siguria, migracioni dhe rritja ekonomike. Po ashtu liderët ballkanikë  diskutojnë si të trajtojnë “ndikimin keqdashës” të Rusisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit, shkruan agjencia AFP.

Sanksione ndaj bandave nga Ballkani

Britania e Madhe të mërkurën vendosi sanksione ndaj bandave dhe financuesve me bazë në Ballkan që ndihmojnë në lehtësimin e kalimeve në det me anije të vogla, pasi mbërritjet e migrantëve këtë vit përmes Kanalit të La Manshës pritet të tejkalojnë totalin e vitit 2024. Sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, merren në një kohë, kur Kryeministri Keir Starmer përballet me presion të madh në vend për të ndaluar hyrjet ilegale në MB. Ato u bënë të ditura, ndërsa Starmer priste udhëheqësit evropianë në samitin e Ballkanit Perëndimor.

Duke detajuar masat e reja, Ministria e Jashtme britanike tha se ato godasin rrjetin Krasniqi dhe krerët e tij, të cilët i përshkroi si “një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me bandat kriminale”. Po ashtu sanksionohet Nusret Seferoviçin, udhëheqës i dyshuar i një bande kroate që furnizonte bandat ballkanike me pasaporta të falsifikuara kroate “për të lehtësuar hyrjen në vendet evropiane”.

Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese

Mbretëria e Bashkuar po ashtu kërkon të gjendet një marrëveshje për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar është në bisedime e sipër me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar, përpara se të dëbohen. Përpara samitit, u tha, Kosova se ka shprehur gatishmëri për të pritur qendra të tilla migrantësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë përsëriti refuzimin e tij ndaj tyre dhe ai i Malit të Zi duket se sugjeroi se vendi i tij nuk po planifikonte të priste, por mund të ndikohej nga investimet në infrastrukturën e saj hekurudhore.

Samiti po mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur gjallë integrimin dhe shpresën e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së në më shumë se një dekadë është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi i integrimit për vendet e tjera ngeci me vite. Aspirantët janë në faza të ndryshme të udhëtimit drejt BE.

Që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE e ka gjallëruar procesin e integrimit me Ballkanin Perëndimor dhe është hapur më tej për të pranuar edhe anëtarë të rinj, si Ukraina. Ka mjaft shqetësime në BE se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë

ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga viti 2027 nuk do të ketë më gaz rus në BE
Artikulli tjetër OSBE-ODIHR raport për 11 majin: Kandidatët e partisë në pushtet patën avantazh të padrejtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 30 Prill, 2026
Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale
Analize Korrupsion Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.