KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Starmer mbron planin polemizues të pasaportave dixhitale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Starmer mbron planin polemizues të pasaportave dixhitale
AktualeBotaKomentPolitikeSociale

Starmer mbron planin polemizues të pasaportave dixhitale

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 5:08 pm
226 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri britanik Keir Starmer, ka kërkuar të ringjallë mbështetjen publike për sistemin e propozuar të identifikimit dixhital të qeverisë së tij, duke këmbëngulur se pasaporta dixhitale do thjeshtojë jetën e përditshme dhe do fuqizojë qytetarët, pavarësisht kritikave në rritje për shqetësimet rreth privatësisë dhe kostos.

Plani për ID-të dixhitale – i shpallur muajin e kaluar – është përballur me kundërshtime të forta dhe u përshkrua nga kritikët.Më shumë se 2.9 milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër propozimit, dhe një sondazh i “More in Common” zbuloi se ndërsa mbështetja neto për kartat e ID-ve dixhitale ishte 35% në fillim të verës, më shumë njerëz e kundërshtuan sesa e mbështetën planin pas shpalljes, duke çuar në një mbështetje neto prej minus 14%. Starmer, megjithatë, argumentoi se nisma do modernizonte Britaninë dhe do ulte burokracinë e panevojshme.

“Dixhitalizimi ka shndërruar tashmë kaq shumë pjesë të jetës sonë,  nga mënyra si bëjmë blerjet, udhëtojmë dhe kryejmë veprimet me bankat,” tha ai në një deklaratë të enjten.“Por ka shumë më tepër që mund të bëjmë për t’i bërë jetët e njerëzve më të lehta, më të thjeshta dhe më të sigurta.”

“ID-ja dixhitale ka të bëjë me kthimin e fuqisë në duart e njerëzve, duke hequr mundimin e gërmimit nëpër sirtarë për dokumente dhe burokracinë e kotë që kemi pranuar për një kohë të gjatë ndërsa sjellim Britaninë në epokën moderne,” vuri në dukje ai.

“Kjo mund të jetë një leje kalimi për të ecur përpara në jetë, duke i ndihmuar njerëzit të hapin një llogari bankare, të aplikojnë për një punë apo të kenë qasje në kujdesin ndaj fëmijëve. Vende në mbarë botën po korrin përfitimet e ID-ve digjitale, dhe publiku britanik duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë,” tha ai.

Qeveria thotë se ID-të dixhitale mund t’i lëshohen çdo qytetari britanik dhe banori ligjor, duke lejuar njerëzit pa pasaporta ose patenta shoferi të provojnë identitetin e tyre dixhitalisht kur aplikojnë për punë, hapin llogari bankare ose sigurojnë hipoteka – pa pasur nevojë të dërgojnë dokumente fizike ose të paguajnë për shërbime private verifikimi.

Starmer kërkoi gjithashtu të shpërndajë frikën se ID-të dixhitale mund të kërkohen për të pasur qasje në shërbimet thelbësore, duke theksuar se “sistemi i identifikimit nuk do nevojitej kurrë për të hyrë në spital.”

Pavarësisht këtyre garancive, partitë opozitare e kanë kundërshtuar propozimin.

 

Marrë nga Aa.com.tr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës
Artikulli tjetër Arrestime të yjeve të NBA-së për mashtrim me lojërat e pokerit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.