KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sulmi ndaj Agron Shehajt si pjesë e fushatës anti-protestë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sulmi ndaj Agron Shehajt si pjesë e fushatës anti-protestë
FokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Sulmi ndaj Agron Shehajt si pjesë e fushatës anti-protestë

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 8:33 am
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i partisë mundësia, Agron Shehaj është vënë në epiqendër të një sulmi nga mazhoranca qeverisëse dhe mediat e komanduara prej saj me akuza se ka fshehur pasurinë dhe origjinën e parave që deklaron çdo vit si deputet. Pas një deklarate të Taulant Ballës, të gjitha mediat e regjimit, me tituj të mëdhej po ngrejnë pyetjen, se si ka mundësi që deputeti biznesmen nuk ka sqaruar se kush është blerësi që i pagoi çmimin marramendës prej 15 milionë eurosh për një pasuri të paluajtshme në Forte dei Marmi.

“Shehaj ende nuk ka treguar kujt ia bleu pasurinë e paluajtshme 2.9 milionë euro në vitin 2021, me shifra normale për një treg, dhe kujt ia shiti të njëjtën ndërtesë+truall mbi 5-fshi më shumë, plot 15 milionë euro. Publikimi i kontratave të shitblerjes, detajet dhe personat e përfshirë aty do të mund ta sqaronin më mirë situatën. Është e domosdoshme transparenca se çfarë lidhje ka Agron Shehaj, sidomos me blerësin e shtatorit 2025, që pagoi 15 milionë euro për 251 m2 pasuri të paluajtshme, me një çmim të paparë ndonjëherë në Itali prej 60.000 eurosh për metër katror” thuhet në një tekst të shpërndarë copy paste në mediat pro qeveritare. Kreu i partisë mundësia gjendet përpara një skanimi dhe verifikimi publik të pasurisë së tij duke i përmendur edhe faktin se vetëm në vitin 2021 ka blerë plot 10 pasuri të paluajtshme, me vlerë 11.7 milionë euro.

Deri këtu në pamje të parë duket sikur nuk ka ndonjë anomali. Cili do politikan, apo deputet duhet ti nështrohet verifikimit dhe llogaridhënies. Standarti i transparencës ndaj tyre duhet të jetë më i lartë se ndaj qytetarëve apo biznesmenëve të zakonshëm. Por çështja është pse filloi kjo fushatë tani, për të dhëna që kanë qenë publike prej kohësh. Pse përkoi ajo me përjashtimin e dy deputetëve të partisë mundësia nga parlamenti dhe pas përplasjes së tyre të fortë me Ramën, të cilit i thanë se do të përfundonte në burg.

Përpos këtyre pyetjeve ka edhe të tjera. Si ka mundësi që ato media që dalin në dosjet e SPAK si përfituese të parave nga tenderat dhe konsesionet korruptive, që nuk kanë ngritur kurrë pyetjen se si pasurohen ministrat që menaxhojnë para publike, janë kaq të shqetësuara për biznesin privat të një deputeti opozitar në Itali.

E këtu fillojë dyshimet. Ato të shpien tek një version tjetër. Ai i linçimit të kujdo që ka mbështetur në këto mbi 40 ditë protestat dhe revolucionin e flamingove. Të njëjtin fat si Shehaj ka pasur ish deputetja e PS, neo malësorja. Po të njëjtën furi kanë ndjerë ata që kanë guxuar të marrin mikrofonin përgjatë tubimeve. Po të njëjtin masakrim po pësojnë gazetarët e ndoshta medias me të panshme në persazhin shqiptar, BIRN.

Pra patjetër që hetimi i pasurisë së Agron Shehajt nuk përbën një tabu, aq më tepër që ai nuk ka dhënë sqarime publike shtetuese për akuzat, por, nga ana tjetër ai nuk mund të mos shihet në kuadrin e një fushate që aparati represiv shtetëror po zhvillon kundër protestës dhe kujtdo që e mbështet atë. Prandaj dhe pyetja se si mund të ketë media që shqetësohen për para private por nuk thonë asnjë fjalë për qeveritarët e pasuruar në dosje korrupsioni, mbetet në ajër.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Artikulli tjetër Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.