KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Takimi inagurues i Bordit të Paqes për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Takimi inagurues i Bordit të Paqes për Gazën
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Takimi inagurues i Bordit të Paqes për Gazën

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 9:02 am
260 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Një muaj pas nënshkrimit ceremonial të Kartës së Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, presidenti i SHBA-së Donald Trump ftoi të gjithë anëtarët e bordit në Uashington, DC, për të marrë pjesë në takimin e tij inaugurues.

Axhenda për të enjten (19.02.2026) pritet të përqendrohet në të ardhmen e Rripit të Gazës përtej armëpushimit të brishtë aktual midis Hamasit dhe Izraelit.

Një pikë kyçe është mbledhja e fondeve për rindërtimin e Gazës dhe ofrimi i ndihmës humanitare. Në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump njoftoi se 5 miliardë dollarë (4.2 miliardë euro) janë premtuar tashmë nga anëtarët e bordit.

Shumica e vendeve evropiane mungojnë në Bordin e Paqes

Nga të paktën 60 vendet e ftuara, 27 deri më tani e kanë pranuar ftesën.

Bullgaria, Hungaria, Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende evropiane që janë bashkuar. Gjatë muajit të kaluar, Italia, Qiproja, Greqia dhe Rumania, si dhe Bashkimi Evropian, kanë vendosur të bashkohen si vëzhgues, që do të thotë se nuk do të marrin pjesë në vendimmarrje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ftua, por në vend të saj do të dërgojë Dubravka Suica, komisioneren evropiane për Mesdheun. Sipas një zëdhënësi, BE-ja ka “një numër pyetjesh” në lidhje me pjesë të statutit të bordit. Shumë vende e refuzuan ftesën për shkak të pyetjeve të ngjashme.

A do të konkurrojë Bordi i Paqes me Kombet e Bashkuara?

Franca, për shembull, ka shprehur shqetësime se Bordi mund të tejkalojë autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Bordi i Paqes u miratua në nëntor 2025 nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me mandatin e vetëm për t’u angazhuar për paqen në Gaza.

Këshilli i Sigurimit e bëri këtë, sepse SHBA-ja mund ta zgjidhte luftën në mënyrën më efektive për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Izraelin, argumenton Max Rodenbeck, drejtor i projektit për Izraelin dhe Palestinën në Grupin e Krizave, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në parandalimin e konflikteve. “Mendoj se shumë anëtarë të OKB-së u tmerruan shumë nga kjo luftë në Gaza dhe donin që ajo të ndalej në pothuajse çdo mënyrë të mundshme”, i tha ai DW-së.

Por gjatë muajve të fundit, vizioni i Trump për Bordin duket se ka ndryshuar. Ndërsa ai nuk ka thënë se dëshiron që ai të tejkalojë OKB-në, ai ka thënë se qëllimi i Bordit është të krijojë “paqe botërore”.

Megjithatë, sipas Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka “përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Ndikimi i Bordit të Paqes përtej Gazës

Karta e Bordit të Paqes e Trump duket se synon një fushëveprim po aq të gjerë. Ajo nuk e përmend fare Gazën, duke theksuar në vend të kësaj ambicien e saj globale për të zgjidhur konfliktet.

Jason Isaacson, zyrtari kryesor i politikave dhe çështjeve politike në Komitetin Amerikan Hebraik, një organizatë avokatie për popullin hebre në mbarë botën, i tha DW se ai mbështet ambiciet e Bordit përtej Gazës, me kusht që ato të çojnë në një reduktim të konflikteve.

“Ndoshta do të arrinte sukses më të madh sesa kemi parë në modelet e tjera të zgjidhjes së konflikteve në të cilat jemi mbështetur dhe nganjëherë kemi qenë të zhgënjyer për shumë vite”, tha ai.

OKB-ja u themelua pas Luftës së Dytë Botërore por ndërkohë vazhdimisht shtohen zërat që kërkojnë reformimin e Këshillit të Sigurimit. Kritikët argumentojnë se me strukturën e tij aktuale, me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar si anëtarë të përhershëm, këshilli nuk pasqyron më shpërndarjen aktuale globale të pushtetit dhe kufizon përfaqësimin e drejtë të vendeve anëtare.

Megjithatë, zëvendësimi i tij nuk duket të jetë një mundësi në këtë kohë. Rodenbeck druan, se Trump dhe Bordi nuk do të adresojnë konfliktet në të cilat nuk kanë interes personal, siç është ai në Ukrainë. Aktualisht, secili anëtar ka interesin e vet për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Kjo mund të ndryshojë me çdo konflikt, shpjegoi Rodenbeck.

Struktura jodemokratike e Bordit të Paqes

Një shqetësim tjetër midis shteteve të ftuara është struktura e Bordit. Aktualisht, presidenti i SHBA-së shërben si kryetar i vetëm dhe përfaqëson SHBA-në. Poshtë tij është Bordi, i përbërë nga shtetet anëtare, i cili vendos për buxhetin dhe negocion vendime të përbashkëta.

Pastaj është një Bord Ekzekutiv, i përbërë nga shtatë individë të zgjedhur nga Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, Presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Roli i tij është të zbatojë vendimet e Bordit.

Bordi Ekzekutiv i Gazës drejton punën që lidhet me Gazën dhe mbikëqyr Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i cili synon të jetë përgjegjës për administrimin e territorit.

Si kryetar, Trump ka të drejtën e vetme për të ftuar të tjerët të bashkohen me Bordin, për të vënë veton ndaj vendimeve dhe për të “krijuar, modifikuar ose shpërndarë subjekte të varura”, sipas statutit. Trump mund të zëvendësohet vetëm me dorëheqje vullnetare ose “si rezultat i paaftësisë”.

Kjo përbën një problem, thotë Rodenbeck. “Siç është formuluar tani, Trump mund të tërhiqet nga posti i presidentit të SHBA-së dhe të jetë ende kreu i Bordit të Paqes dhe të emërojë pasardhësin e tij.”

Ndërsa kjo mund të funksionojë për konfliktin në Gaza, Rodenbeck e konsideron një strukturë të dominuar nga SHBA-ja “jo si formën e një organizate ndërkombëtare që ka legjitimitet demokratik”.

Çfarë domethënie ka ky takim për Gazën?

Që nga tetori i vitit 2025, ka hyrë në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, por ai mbetet i brishtë. Sulmet dhe konfrontimet vazhdojnë të shkaktojnë viktima civile.

Izraeli këmbëngul në kushte të rrepta sigurie dhe dëshiron që Hamasi të çarmatoset para çdo marrëveshjeje paqeje afatgjatë, duke ruajtur njëkohësisht kontrollet ushtarake dhe kufitare që thotë se janë të nevojshme për të parandaluar sulmet.

Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura palestineze kanë kërkuar një fund të përhershëm të gjendjes së luftës, heqjen e pranisë ushtarake izraelite, heqjen e bllokadës, garanci për rindërtim dhe akses humanitar si parakushte për paqe të qëndrueshme.

E ardhmja e Bordit të Paqes të Trump do të përcaktohet kryesisht nga hapat e tij të mëtejshëm: Çfarë do të ndodhë në takimin e së enjtes, si do t’u qaset sfidave komplekse në Gaza dhe nëse mund të sjellë përparim të dukshëm. Pavarësisht kritikave me të cilat përballet Bordi, ai mund të jetë gjithësesi një lojtar kyç në tranzicionin e pasluftës në Gazë. “Çdo gjë që e ndryshon realitetin në një drejtim pozitiv është një sukses”, thotë Isaacson.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma
Artikulli tjetër Tensionet në Lindjen e mesme/ SHBA gati të godasë Iranin në fundjavë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.